• |
ide | kryesore

Cristiano Ronaldo lojtari me më shumë dygolësha në Europë: Buffon, 1100 ndeshje në karrierë

-Instant, Sport



Hakmarrja që Juventus konsumoi ndaj Inter është rezultat i një momenti të rritjes së rëndësishme për ekipin e Pirlos, që ka gjetur një marsh më shumë në këtë periudhë të sezonit. Natyrisht, për tu gëzuar duhet pritur edhe ndeshja e kthimit, por ndërkohë bardhezinjtë i gëzohen protagonizmit të Cristiano Ronaldos, shenja e të cilit është edhe në fitoren në San Siro. Portugezi nuk gabon ose më mirë, vështirë se gabon e dygolëshi kundër zikaltërve certifikon se forma e tij nuk është në fazë rënieje. Përkundrazi.

CR7, në fakt, është lojtari i 5 kampionateve më të rëndësishëm europianë që ka shënuar më shumë dygolësha këtë sezon, duke marrë parasysh të gjitha kompeticionet (tetë). Dhe jo vetëm kaq: me fanellën e Juventusit Cristiano ka shënuar gjashtë gola në tetë ndeshje në Meazza në të gjitha turnetë: tre kundër Inter dhe tre kundër Milanit.

Ndeshje memoriale edhe për Gianluigi Buffon. Duke zbritur në fushë kundër Inter, në gjysëmfinalen e Kupës së Italisë, portieri ka prekur një tjetër arritje të karrierës së tij të jashtëzakonshme: prezencën numër 1.100 në ndeshje zyrtare. Portieri, 43 vjec në 28 janarin e kaluar, ka veshur 679 herë fanellën e Juventus, 220 prezencat me Parmën, 176 me fanellën e kombëtares italiane e 25 me Paris Saint-Germain.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *