• |
ide | kryesore

“Gjithnjë 22-shi, k**in”: Vidal injoron leximin e buzëve dhe shpërthen kundër Contes

-Instant, Sport



Sfida mes Inter e Juventus është gjithnjë me tension të lartë, sidomos kur bëhet fjalë për gjysëmfinalen e Kupës së Italisë, por këtë herë tensionet janë krijuar, më shumë se në fushë, gjatë zëvendësimeve. Arturo Vidal, i thërritur nga Conte në minutën e 72′, është ankuar me zë të lartë, që edhe me leximin e buzëve është kuptuar qartë: “Del gjithnjë 22, k**in, gjithnjë 22-shi (numri i tij i fanellës)”.

Kiliani, njeriu i kërkuar me ngulm nga Antonio Conte, gjithnjë vlerësues kunddrejt tij, për shkak të raportit të krijuar që në kohët kur ishin tek Juventus, është ulur më vete në pankinë, duke tentuar të zbusë zemërimin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *