• |
ide | kryesore

Gjueti për ‘urithin’: Messi padit pesë të dyshuarit për spinimin e e shifrave të kontratës

-Instant, Sport



Josep Maria Bartomeu, ish-presidenti i Barças, Carles Tusquets, kreu i komitetit të menaxhimit, Jordi Mestre, ish-zv/presidenti, Oscar Grau, administratori i deleguar e Romà Gómez Ponti, shefi i sektorit juridik të klubit. Sipas asaj që bën të ditur ‘RAC1’, janë ata pesë të dyshuarit se i kanë dërguar shifrat e kontratës së Messit të përditshmes “El Mundo”. Kampioni i Barcelonës ka vendosur t’i padisë, sepse vetëm ata mund të kenë patur qasje tek dokumenti.

Sidoqoftë, duhet të mbahet parasysh se Barcelona ka filluar një hetim të brendshëm për t’u përpjekur të kuptojë se si gazeta spanjolle mund të ketë marrë në zotërim të dhënat e kontratës së Messit dhe se klubi katalanas ka mohuar që në fillim se ka ndonjë lidhje me këtë “rrjedhje”, përmes një deklarate zyrtare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *