• |
ide | kryesore

Kronologjia/ Vazhdojnë përplasjet Rama – Yuri Kim

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Ndërsa zgjedhjet afrojnë dhe presioni i diplomatëve të huaj shtohet për të mos u përsëritur precedenti i mëparshëm ku të inkriminuar futen në listat e PS-së, Edi Rama duket se nuk bën prapa.

Përplasjet me ambasadoren amerikane, Yuri Kim vazhdojnë.

Prej disa ditësh diplomatja amerikane i ka shtuar apelet në këtë drejtim. ‘Paralajmërimi që bëra (22 Korrik 2020) që kryetarët do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën siglën e tyre, mbetet i vlefshëm’.  

Në verën që shkoi Yuri Kim pati deklaruar: “Ju lutem, verifikoni kandidatët tuaj, mos i fyeni votuesit, mos minoni demokracinë, mos promovoni korrupsionin”. 

Rama bëri të pa diturin dy ditë më parë. ‘Përgjegjësia e kujtdo që gënjen në vetë-deklarim është përgjegjësi individuale jo partie. Partitë nuk janë drejtori policie, verifikojnë në bazë të ligjit dhe sipas ligjit i kemi bërë verifikimet gjithmonë. S`kemi ndërmend të ngremë salla torturash në selitë e partive nëse dikush fsheh diçka’. Kështu iu përgjigj Rama gazetares Ambrozia Meta e cila i kërkoi të komentonte deklaratat e ambasadores Yuri Kim kundër futjes të të inkriminuarve në listat e partive.

Një ditë më pas, në konferencën për mediat “Ekonomia në Fokus” dje, Rama i pyetur nga gazetarët për komentet e diplomatëve të huaj për verifikimet e kandidatëve, Rama tha se nuk ka pse t’ia kujtojë ambasadorja amerikane detyrën.

Lexo me tej:

Deklarata/ Si u tall Rama me apelin e Yuri Kim (video)

“Nuk ka nevojë të ma thotë ambasadorja amerikane detyrën time. Kam shumë respekt për ambasadoren amerikane, natyrisht ajo është në të drejtën e vet të thotë atë që mendon. Nuk ka nevojë të ma thotë askush. Unë e di shumë mirë detyrën time karshi ligjit dhe popullit shqiptar.” – u shpreh Rama. (video poshtë).

Nuk vonoi shumë, dhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim reagoi me një deklaratë pas mesnatës për përgjigjen e kryeministrit Edi Rama mbi pastërtinë e figurës së kandidatëve për deputetë.

Andi Bushati: Besojeni, Rama prapë nuk e ka ditur

Në një mesazh në “Twitter”, ambasadorja shkruan se drejtuesit e partive nuk duhet të pastrojnë listat sepse thanë disa ambasadorë, por se kërkohet nga ligji shqiptar dhe pritet nga një aleat i NATO-s dhe aspirant për BE.

“Drejtuesit e partive nuk duhet të pastrojnë listat e tyre thjesht sepse disa ambasadorë thanë kështu ose sepse SHBA e ka bërë të qartë se korrupsioni është një përparësi. Ata duhet ta bëjnë atë sepse kërkohet nga ligji i Shqipërisë, pritet nga një aleat i NATO-s dhe aspirant i BE-së dhe është një shenjë themelore e respektit për votuesit”, deklaron ambasadorja e SHBA-ve.

Nuk është për tu habitur që Edi Rama shmanget, apo edhe tallet me këto deklarata kundrejt thirrjeve të përsëritura të kryediplomates amerikane në vend. Në të shkuarën, për emrat famozë që bëri deputetë dhe kryetarë Bashkie, si Mark Frokun, Prengën, Ndokën, Elvis Roshin, Kajmakun, Valdrin Pjetrin, Edi Rama bëri të pa diturin.

(VIDEO) Gënjeshtrat e Ramës sa herë i kapen njerëzit me histori kriminale

Manovrat që bën sot duke mos dalë garant se mund të përpilojë një listë që përfaqëson ajkën e PS-së dhe jo banditë ngrejnë pyetjen nëse Edi Rama kërkon të ribëjë atë që ka bërë më parë, masakrimin e zgjedhjeve me kërcënime e blerje votash.

©Lapsi.al 



14 Comments

  1. KTI SHTAKORRI I KA HI FRIGA SE E DI SE E ORET BIRA EDHE THAQI PER QDO DIT U LIVDOJKE PO SOT NE QELI AS KENGEN NUK PO E DEGJONE

  2. E PRET BIRUCI SI THAQ HAJDUTIN TRADHTARET NFUND KSHTU KAN MBARUE DIKUSH BURG TE PERJETSHEM E DIKUSH NE LITAR KA ME QUE

  3. Ska problem shume e thjeshte. Le te beje nje ndryshim ne ligjin gjedhor ne kete menyre; mandati i cdo deputeti qe me pas do te rezultoje i papershtatshem, i kalon automatikisht forces politike kundershtare. Pra po ti dale nje i papershtatshem nga ridhjerja mandati te mos i mbetet ridhjerjes por ti kaloje PD. Dhe keshtu e kupton mire sesi behet verifikimi i kandidateve

  4. Trupi diplomatik është duke e mësuar “the hard way” atë që FBI ka si një nga parimet kryesore: “Mos ua plotëso kurrë kërkesat pengëmarrësve”. Rama dhe banda e tij kanë marrë peng këtë vend, dhe prej 8 vitesh Perëndimi ka përkëdhelur dhe plotësuar çdo kërkesë të Ramës dhe sektit të tij sado absurde e antiperendimore të këtë qenë, duke shkelur mbi ligje, norma, të drejta dhe sovranitet e popullit.
    Rama nuk ka pyetur asnjëherë për ambasadorë ose diplomatë të këtij niveli, ja ka gjetur “anën” gjithmonë.
    Edhe kësaj rradhe njësoj do jetë. Do kandidojë kë ti dojë qejfi dhe interesi.

  5. Ambasada amerikane po korre ate qe ka mbjelle prej kohesh, bashkepunimin nga Lu e ne vazhdim me nje bandit mafioz me poture.

    Tani I pafshit hajrin.

  6. Edi e din qe Kim eshte nje ambasadore e vendosur nga ish presidenti Trump, dmth ska me force eshte kot, deri sa te vij ambasadori i ri i shba i zgjedhur nga Bideni

  7. Bushat nuk e kuptoj qendrimin tend: Je kunder Rames apo kunder Amerikes?
    Sepse deri dje ishe kunder Amerikes,ngelet qe je kunder vehtes.
    Gallate shkronjesish.

  8. ka të bëjë me lidhjen psikologjike që qytetarët bëjnë kur dëgjojnë sloganin e Bashës i cili është ‘Shqipëria Fiton’. Në fakt, sapo një qytetar dëgjon këtë slogan të dalë nga goja e Bashës, direkt mendja i shkon te vilat e kryedemokratit, të cilat janë katër edhe ka aplikuar për të pestën edhe pse në opozitë. Kjo kërcitje mes sloganit të zgjedhur nga Basha dhe perceptimit (e ndesh kudo edhe në rrjetet sociale) për pasurimin e vazhdueshëm të Bashës hedh përdhe çdo premtim. ”Sepse i vetmi që ka fituar e me shumë gjasë do të fitojë do të jëtë Lulzim Basha”, është komenti më i ndeshur në rrjet kur Luli shqipton sloganin e tij.Nje shkrim per llogjiken e shpellkareve qe komentojne ketu,nje pacavure e vertet të tipit Qimmmmi

  9. Tomorr Alizoti u prezantua dy ditë më parë me strukturat e PD në Berat dhe mbajti përpara të rinjve një fjalim… motivues.

    Videon, e bëri publike vetë Alizoti në rrjetet e veta sociale, por u detyrua shumë shpejt ta fshijë. Disa portale e kanë ripostuar.

    Ai flet për angazhimin e të rinjve në mbushjen e kutive të votimit në 25 prill, sepse sipas tij, çdokush do të vlerësohet nga sa vota do arrijë të grumbullojë në zgjedhje.

    Vlerësim sipas folësit është “të kemi hapësirë te kryetari”.Do na i sjell i ky alizoti vaksinat sa ti mbushin cubar kutite plote per te fituar miliona neser

  10. Logjika është e thjeshtë: Sali Berisha është koshient për rezultatin.
    Berisha e ka deklaruar me dhjetra herë: “Rama nuk rrëzohet me vota por me revolucion”
    Partia Demokratike po shkon nē zgjdhje me disa disavantazhe:
    – pa qeveri teknike
    – pa asnjë bashki demokrate
    – pa dorheqejn e Ramës
    – pa një Kod Elektoral favorizues
    – pa koalicion solid
    – pa struktura
    – pa bashkuar 7 partitë e reja që u krijuan nga kritikët brenda PD
    – pa mbështetje ndërkombëtare
    – pa votat e emigrantve
    – pa komisione elektorale të sigurta

    Për këto arsye Berisha po përgatit planin B:
    Shkarkimin e Lulzim Bashës në 26 Prill.
    S’ka faj, sepse do jenë 4 vite të vështira.
    Elektorati do zhgënjehet dhe konsumohet 12 vjet në opozitë.
    Meta nuk rizgjidhet dot President.
    Berisha vetë do mbush 80 vjeç.
    Basha duhet largohet se nuk i shkon më askush prapa.
    Në këto kushte duhet shtrëngoj rradhët, të largoj Bashēn si fajtor duke parandaluar çdo “rebelim” brenda rradhve dhe duke rizgjdhur brenda gardës tij: “Gjeneralin e ri të ushtrisë së vdekur”

  11. Berisha e ka fajin që trafikantët e drogës filluan të transportonë mallin e bardhë që mer Rama me avionë.
    Berisha e ka fajin që në Dibër e gjithë qeveria e Ramës u angazhua që me paratë e drogës të blihen masivisht vota.
    Berisha e ka fajin që Gjush “akullorja” të bashkëpunonte me bandën e trafikantëve të Shijakut për të blerë vota.
    Berisha e ka fajin që e mbushi qeverinë e Ramës me kriminelë, Kuvendin e bashkitë me injorantë trafikantë droge e prostitucioni.
    Berisha e ka fajin që karagjozi dymetrosh flet me fjalor të ndyrë e me harbutëri me të gjithë.
    Berisha e ka fajin që Rama ndërsen qentë e tij të lehin si zhurmues në çdo debat televiziv po ta kritikojë ate dikush
    Berisha e ka fajin që kryeministrin shqiptar e presin si mik vetëm në Beograd e Stamboll.
    Berisha e ka fajin që në krye të PD erdhi juristi Basha me shkollim perëndimor e ja Tao Palla me “doktoratë” të vjedhur në Rumani.
    Berisha e ka fajin që në kryesinë e PD të zgjidhen persona të persekutuar nga diktatura enveriste si Alizoti pasi duhej të zgjidheshin ish oficerë sigurimi.
    Basha e ka fajin që ndërtoi Rrugën e Kombit e nuk bëri rrugë me 20 milion euro kilometri.
    Basha e ka fajin që u lidh me Ndraghetën për të mbushur Tiranën me kulla të larta me 20% bakshish copa e jo Lal Plehu në shembullin e shefit të tij.
    Basha e ka fajin që nxorri ushtrinë me tanke e mitroloza që të luftojë koronavirusin.
    Basha e ka fajin që nuk siguroi testimet apo vaksinat për pandeminë.
    Berisha e Basha e kanë fajin për qeverisjen e keqe të këtyre 8 viteve të fundit e duhet të japin dorheqjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *