• |
ide | kryesore

Kryemadhi: Do të heqim taksën në Rrugën e Kombit

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, gjatë një interviste për mediat kosovare u shpreh se nëse do të jetë në pushtet, do të heqë taksën e Rrugës së Kombit.

“Për sa i përket taksës, ne do ta kthejmë mbrapsht gjithë atë taksë. Atë që nuk na ndanë dot shekujt, nuk mund të na ndajnë dot pejtollet e rrugëve, kështu që të jeni të bindur që shumë e shpejtë do të jetë dita që do të rrënohet një taksë ndarjeje, edhe financiare. Boll kemi paguar taksat e ndarjeve shpirtërore, tashmë nuk mund të ndajnë më taksat financiare”, shprehet Kryemadhi.

Taksa u vendos rreth 3 vite më parë nga qeveria ende në pushtet duke sjellë mjaft debate e kontestime.



1 Comment

  1. si do ta heqesh? shpjegoje si? eshte e lehte te dalesh me parulla qe do e heq po si behet kjo pa na cuar ne arbitrazh a pa u paguar qindra miliona eruo si Beghetti. Pra shpjegoje si do e heqesh…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *