• |
ide | kryesore

Mancini lajmëron lamtumirën pas Botërorit: Italia e ka gjetur zëvendësuesin

-Instant, Sport



Roberto Mancini e ka thënë qartë i ftuar në emisionin Tiki Taka: “Në ekipin kombëtar ka pak ndeshje dhe nganjëherë njeriu lodhet duke qëndruar në shtëpi. Ky është problemi. Është një nder i madh të ulesh në pankinën e ekipit kombëtar italian. Pastaj, po sigurisht, do të kthehem të drejtoj një klub”. Kontrata e tij skadon pas Kupës së Botës 2022 por, siç përsëriti trajneri: “Kontratat janë atje, por ato mund të prishen ose zgjaten në çdo kohë”.

Mbi mundësinë e zgjatjes, Presidenti i federatës Gravina insistoi veçanërisht gjatë fushatës për rizgjedhje në krye të FIGC (do të votohet më 22 shkurt dhe Gravina duket pothuajse i sigurt për rizgjedhjen), pastaj nuk foli më kurrë publikisht. Në çdo rast, marrëdhëniet midis tij dhe trajnerit u stabilizuan pas zërave për një kontakt midis presidentit dhe Marcello Lippit për rolin e drejtorit teknik të ekipit kombëtar. Një zgjedhje për të cilën Mancini nuk ishte pyetur. Fakti mbetet, megjithatë, se është pothuajse e sigurt që trajneri aktual do të mbetet deri në Katar 2022.

Pas kampionatit botëror shumë do të varet nga vullneti i Gravinës, nëse (siç duket) rizgjidhet, për të vazhduar projektin Lippi. Në këtë rast duket e sigurt se Fabio Cannavaro do të zëvendësojë Mancinin, kontrata e të cilit me kinezët e Guangzhou skadon në vitin e Kupës së Botës. Alternativa është shumë interesante dhe ka të bëjë me Antonio Conte. Nuk është mister që trajneri aktual i Interit dëshiron të kthehet për të drejtuar ekipin kombëtar. Fakti që ai kurrë nuk ka qenë në gjendje të jetë seleksionues në një kupë bote është një mangësi në karrierën e tij, ndërsa dëshira e shprehur në muajt e fundit për të pasur më shumë kohë të lirë për t’i kushtuar familjes e shtyn drejt një zgjidhje të këtij lloji. Zgjidhje, megjithatë, që lidhet gjithashtu me gatishmërinë e Contes për të marrë parasysh një ulje të konsiderueshme të pagës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *