• |
ide | kryesore

Video e fundit shokuese e Maradonës pas operacionit: “Jam i dërrmuar”

-Instant, Sport, Video



Më pak se tre muaj pas vdekjes së tij dhe në mes të hetimeve që duhet të konstatojnë nëse kishte neglizhencë nga ana e mjekëve që po trajtonin Diego Armando Maradonën, shfaqet një video e re e argjentinasit, që daton disa ditësh para vdekjes së tij, në të cilën i drejtohet mjekut Leopoldo Luque. “Jam i dërrmuar, por gjithçka është në rregull”, thotë Maradona, i filmuar në kuzhinën e banesës në Tigre (ku më pas vdiq), së bashku me ish-partneren e tij Veronica Ojeda. Maradona flet ngadalë dhe ende ka fashimin në kokë pas operacionit për të hequr një hematomë subdurale të trurit. “Ju e dini që nuk më pëlqen intimiteti, por kur jam me njerëz të mirë dal nga habitati im”, thotë argjentinasi i cili më pas përshëndet doktorin.

Pikërisht figura e Luque është në qendër të vëmendjes së hetuesve dhe audiot e lëshuara ditët e fundit në të cilat neurokirurgu përdor tone përbuzëse duke folur për Maradonën kur mësoi për vdekjen e tij kanë shkaktuar zhurmë. Mesazhe të reja janë përhapur dhe këtë herë Luque është i ashpër kur flet për Janën, një nga vajzat e Maradonës, e cila këmbëngulte për shtrimin e të atit në një institucion të specializuar, duke e përkufizuar si “një bo*e të tmerrshme”. E sipas raporteve të Olè, hetuesit janë në zotërim të një audio tjetër që do të konfirmonte figurën kontroverse të Luque në të gjithë çështjen, duke e përcaktuar si “një panoramë të tmerrshme”. Pas deklaratave të kuzhinieres argjentinase, Romina Milagros Rodriguez, e thirrur ‘Monona’, e cila i tha mediave argjentinase për një Maradona të “lodhur” (“donte të ishte vetëm, të pushonte dhe të ndjehej rehat. I tha mjaft, njerëzit përreth tij e çmendnin”), edhe nipi i tij Johnny Esposito, djali i motrës së tij Maria, e mes të besuarve të Pibes, në një intervistë me programin” Vino para Vos”, tregoi për një Maradona “që nuk donte më asgjë”.

Sipas Esposito, “ai nuk donte të jetonte më. Nuk do linte njeri ta ndihmonte. Nuk e kuptoj pse. Ndoshta sepse ai nuk mund të godiste më një top”. Ndërkohë, psikiatrja Agustina Cosachov, siç raportohet nga gazeta argjentinase La Nacion, është akuzuar për ideologji të rreme. Mjekja, afër Luque, pretendohet se ka falsifikuar një certifikatë ku thuhej se pacienti i saj ishte “i vëmendshëm, i orientuar personalisht, në kohë dhe hapësirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *