• |
ide | kryesore

Ndryshon qëndrimi për vaksinën ruse/ Si e refuzoi Rama një muaj më parë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Lajmi se vaksina ruse rezultoi me një efektshmëri prej 91.6% në testimin e parë masiv të 20 mijë vullnetarëve, vjen në një kohë kur shifrat e furnizimit në Shqipëri janë mjerane. Me 2 mijë doza gjithsej, Shqipëria renditet ndër vendet që kanë dështuar me procesin e mbrojtjes së popullsisë nëpërmjet vaksinimit.

Fillimisht, Rusia u kritikua për mungesë transparence dhe për aplikimin e parakohshëm të Sputnik V në popullsi. Injektimi i vaksinave nisi 6 muaj më parë, para se të kryheshin testimet masive. Por revista shkencore Lancet raportoi se rezultatet dolën të ngjashme me prodhimet e kompanive Moderna dhe BioNTech/Pfizer.

Gjermania, e hapur për përdorimin e vaksinave ruse e kineze

Ndërkohë televizioni gjerman MDR, i cituar nga Deutche Welle zbuloi mundësinë e prodhimit të “Sputnik V” në Gjermani. Zhvilluesi i vaksinës ruse ka kontaktuar prodhuesin farmaceutik IDT Biologika në landin federal Saksoni-Anhalt, në kërkim të një partneri bashkëpunimi për prodhimin e mundshëm të vaksinave. Mundësia e bashkëpunimit mes zhvilluesit rus të vaksinës dhe kompanisë gjermane është përcjellë në një raportim të televizionit gjerman, ku nuk janë politikanët që japin gjykime nëse ky është një vendim i mirë apo i keq, por profesorë të kimisë farmaceutike.

Fakti që ka bashkëpunime midis prodhuesve të vaksinave nuk është asgjë e pazakontë dhe zakonisht duhet të vlerësohet si shumë pozitive”, i tha Jens Meiler MDR. Ai është profesor i kimisë farmaceutike në Spitalin Universitar Leipzig. “Prodhimi i vaksinave shpesh bëhet me burime të jashtme, ka firma që specializohen për këtë” tha Meiler” raporton Deutche Welle.

Flet Rama/ A do të marrim vaksina nga Kina apo Rusia

Kur njihesh me mundësinë që Gjermania t’i hapë rrugë prodhimit të vaksinës ruse, nuk ka se si të mos kujtohet ironia, me të cilën iu mbyll dera këtij opsioni në vendin tonë, pavarësisht mungesës së vaksinave.

Historia nisi me një retweet të drejtorit të komunikimit në kryeministri, Endri Fuga, i cili komentonte në profilin e Presidentes së Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen me shpresën se BE do ta korrigjonte vendimin për ta lënë Ballkanin Perëndimor pa vaksina.

Mesazhi i Fugës u shfrytëzua nga ambasada ruse për të bërë ofertën e saj për furnizimin e Shqipërisë me vaksina.

I nderuar z. Endri Fuga,
Ju bëjmë me dije se Fondi Rus i Investimeve Direkte (https://rdif.ru/Eng_Index/) është autorizuar të zhvillojë negociata me vendet, të cilat janë të interesuara për të blerë vaksinat kundër COVID-19. Nuk kemi dyshime se Rusia është e gatshme të sjellë vaksinën e saj “Sputnik-V” edhe në Shqipëri. Vaksinimi me “Sputnik-V” tashmë filloi në Rusi dhe në Argjentinë, ndërkohë më shumë se 50 vende kanë aplikuar për të blerë 1,2 miliard dozë të preparatit. Në çdo rast, e përsërisim informacionin e postuar më parë për karakteristikat dhe avantazhet e saj në krahasime me një serë vaksinash të tjera.

Por oferta ruse u refuzua pa mëdyshje nga Rama gjatë një konference për shtyp me gazetarët në ditët e fundit të dhjetorit.

“Kam menduar që ka qenë një meme, ajo që pashë që ambasada e Rusisë kishte postuar nga Twitter Drejtorit të Komunikimit (Endri Fugës), retweet të shefes së Komisionit Europian. Për një shtet serioz është krejtësisht e papërshtatshme që të bëjë provokime të tilla dhe kur them provokim nuk po i paraprij ndonjë demarshi pranë shtetit rus, sepse ky është provokim qesharak dhe nuk është mirë që një vend serioz si Rusia të bëhet qesharake përmes këtyre lloj postimeve dhe një ambasadë si ajo ruse, që është një ambasadë e rëndësishme të sillet sikur është një seksion i Portokallisë, apo një konkurrent i Portokallisë. Shpreh keqardhje për këtë sepse nuk shoh arsye që ambasada e Rusisë të përfshihet në prodhimin e memeve”, u shpreh Rama.

Fill pas këtij komunikimi, që u konsiderua një provokim nga pala shqiptare ndodhi edhe shpallja non grata e një diplomati rus, i cili sipas Ministrisë tonë të  Jashtme nuk respektonte rregullat e pandemisë dhe për të cilin ishin dhënë disa ankesa në ambasadën ruse. Kjo e fundit mohoi të kishte marrë ankesa dhe dërgoi një notë proteste, ku mes të tjerash u ankua për publikimin e emrit të diplomatit.

Ka kaluar 1 muaj nga refuzimi i Sputnik V dhe Shqipëria ende nuk ka mundur të sigurojë më shumë se 2 mijë doza, një shifër qesharake, që është shoqëruar po ashtu me një proces vaksinimi që shpesh është konsideruar një farsë. Ndërkohë numri i vdekjeve dhe infeksioni nga covid-19 është në rritje. I pyetur nga gazetarët për vendimin për të refuzuar kategorikisht ofertën e vaksinës ruse, Rama e la të hapur mundësinë për t’u furnizuar me to, nëse edhe BE ndryshon qëndrim.

“Përsa i përket vaksinave lindore, ruse apo kineze asnjë paragjykim për aspektet shkencore, respekt për shkencëtarët, por zgjedhja jonë është të kërkojmë vaksina në krahun perëndimor të Shqipërisë. Nëse BE do të hapet ndaj vaksinave kineze dhe ruse, ne do të rishikojmë qasjen. Për sa kohë BE është e mbyllur ndaj këtyre vaksinave, ne jemi në krah të tyre. Së pari, impakti i vaksinës nuk është kaq i menjëhershëm sa të numërosh jetët fatkeqësisht të humbura dje. Së dyti, vaksinat lindore nuk janë gati sa hap e mbyll sytë. Nuk është se janë aty te dera dhe ne ia kemi mbyllur derën. Së treti, vaksinat perëndimore i kemi zgjedhur sepse jemi pjesë e familjes evropiane, pa lojëra me dy porta. Së katërti, ne jemi në kushtet ku po e zbatojmë planin tonë. Vonesa e krijuar nuk ka lidhje me ne dhe nuk do të jetë kronike”.

Ndërkohë politika e BE me vaksinën dhe zhgënjimi që ka ngjallur në Ballkanin Perëndimor është trajtuar në një shkrim të Financial Times.

Vaksina ruse Sputnik V arrin në Serbi

Duke sjellë shembullin e Serbisë, Financial Times e ka konsideruar një vend që lundron shpesh mes Moskës, Pekinit dhe Brukselit, por që mund të jetë i pari në Europë që mund të arrijë imunitetin e tufës përmes vaksinimit. Qeveria e Beogradit ka siguruar mbi 1 milion doza deri më tani, pjesën më të madhe nga Sinofarm e Kinës dhe Sputnik V e Rusisë.

“Kjo strategji ka joshur edhe Bosnjë-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut e deri Kosovën, që nuk kanë marrë akoma një dozë të vetme”, sipas “Financial Times”, por edhe Malin e Zi: “Pavarësisht se BE ka garantuar 70 milionë euro për 6 vendet aspirante të Ballkanit për të blerë vaksina, problemet e prokurimit në Europë nënkuptojnë që 4 prej tyre duhet ende të presin marrjen e ndonjë doze, disa muaj pasi vaksinimi ka nisur në disa shtete të tjera. Të frustruar, disa po shikojnë tani nga lindja, në Rusi dhe Kinë, për të siguruar furnizime të vogla”.

Kjo mund të dëmtojë besueshmërinë e BE-së në rajon, sipas disa zyrtarëve të cituar në artikull. Ata mendojnë se Moska dhe Pekini mund ta përdorin këtë situatë për të treguar se në kohë të vështira, Perëndimi dështon të ofrojë ndihmë. I vetmi vend i rajonit, i cili nuk i është futur kësaj rruge, mbetet Shqipëria.©Lapsi.al



14 Comments

  1. Bushati qe ne jete te vet si ka thone njeri puna mbare, bo si byth e zgjut dhe te jep mend per vaksinen ruse.

    Bushati nuk permend nje vend te EU apo te amerikes se veriut qe e ka aprovuar ate vaksine. Sic edhe nuk kane aprovuar vaksinen kineze. Me te dhenet e kompanive ruse apo kineze nuk shkohet deri ne hale.

    Po sikur te vaksina te kishte komplikacione apo vdekje? Bushati do ishte i pari duke bertit qe Rama i leu duart me gjak.

    Qeveria kanadeze eshte partnere ne zhvillimin e vaksines kineze dhe NUK e ka aprovuar ate per perdorim ne Kanada. PARTNEREpor gjithsesi nuk i beson te dhenave te marra nga Kina dhe do ta testoje vaksinen vete.

    Refuzimi i vaksines nje muaj me mare tregon pergjegjesi ndaj qytetareve te vet, po Bushati kte se kupton.

    1. Po tani që po e len të hapur mundësinë për të marrë vaksinat ruse një muaj mbasi u tall me to, çfarë tregon?

  2. Tomorr Alizoti u prezantua dy ditë më parë me strukturat e PD në Berat dhe mbajti përpara të rinjve një fjalim… motivues.

    Videon, e bëri publike vetë Alizoti në rrjetet e veta sociale, por u detyrua shumë shpejt ta fshijë. Disa portale e kanë ripostuar.

    Ai flet për angazhimin e të rinjve në mbushjen e kutive të votimit në 25 prill, sepse sipas tij, çdokush do të vlerësohet nga sa vota do arrijë të grumbullojë në zgjedhje.

    Vlerësim sipas folësit është “të kemi hapësirë te kryetari”.

  3. z. Bushati,
    Une i pelqej shumicen e shkrimeve tuaja kur kane logjiken e forte dhe bazohen ne fakte. Shkrimi dje ishte shume i mire , por
    DO T’JU LUTESHA SHUME TE MOS DILNI QESHARAK NE CA RASTE
    PAS DASME, DI UNE SI NUSEROJ -THOTE POPULLI.
    SE CFARE ZHVILLIMESH DO TE KISHTE ME SITUATEN NE BE ME VAKSINEN , NUK KISHTE SI TA DINTE RAMA.
    FAKTI QE NUK E PRANOI, ESHTE POLITIKA E LINJEZIMIT ME BE
    FAKTI QE NA LA PA VAKSINE, PERSERI ESHTE TURP PER BE
    FAKTI QE TANI PO E NDRYSHON EDHE GJERMANIA, PASI PRIORITET ESHTE MIREQENIA E SHENDETI I POPULLIT, ESHTE PER T’U LAVDERUAR
    PO KESHTU EDHE NE RASTE TE TREGETISE ME VENDET ARABE KUR SJELL PERFITIM
    A NUK SHIHNI SE SI BEN POLITIKE GJERMANIA ME TURQINE PER ARMATIMET, ME RUSINE PER GAZIN ETC , EDHE PSE NUK I PELQEN USA????
    DO T’JU LUTESHA, PER NDERIN E FIGURES TUAJ DHE TE MEDIAS QE PERFAQESONI: STOP ME POLITIKE TE NDYRE VEND E PA VEND

  4. Mir Bushati na paska faj po ky gomar hajvani qe e kemi k.m. i ka ber detyren apo llafe bosh se vaksina ska

  5. Politika e jashtme do nje stomak te forte. Duke qene e jashtme do te thote se ti ke vetem gjysmen ne zoterim dhe ate gjysmen tjeter nuk e caktom dot ti. Thene kjo duhet te hiqet dore nga qendrimet absolute “parimore”. Asnjehere ne marredheniet nderkombetare nuk mund ti perlaset dera ne fytyre tjetrit pasi keshtu ja ke mbyllur deren edhe vetes. Rama si axhami ne politiken e jashtme i drejtohet nje shteti qe na pelqen apo jo eshte nje nder kryesoret ne bote,sikur ti drejtohej Lulit apo Mones. Vete fjala “diplomaci” ne shqip nenkupton moderim,zgjuarsi dhe largpamesi. Cfare do to tregoje Rusise ky me keto citate patetike? Qe ju jeni armiqte tane? E dine shume me mire se vete Rama se çfare mendojme ne per Rusine. E dine edhe qe ne nuk do ta merrnim vaksinen nga ata. Por ata jane shtet serioz dhe ate qe na ofrojne ne ja kane ofruar te gjithe shteteve te tjera dhe mosofrimi ndaj nje shteti tjeter eshte nje gabim i pavlere qe ata smund tia lejojne vetes. Jam dakort qe Rama forcon lidhjet me Turqine por jo ne kurriz te lidhjeve me Europen. Jam dakort qe Rama afron investitoret arabe por jo ne lidhje okulte jo transparente dhe pa konkurence me investitoret e tjere. Jam dakort qe Rama apo kushdo tjeter pas tij te takohet per interesin e Shqiperise edhe me Kim Yong Un . E perseris per inetres te Shqiperise dhe jo per bythen e vet.

  6. Mbasi beri vaksinen amerikane per vete, tani per popullin ate kineze dhe ruse.

    Dhe me cfare do e kontrolloni vaksinen ruse dhe ate kineze nese jane ne parametrat e duhura?
    Me akademine e S.Gjinushit?
    Apo harrova qe me rilindjen ja kalojme edhe Gjermanise dhe nuk na e fusin dot ruset

  7. Qendrimi ndaj ofertes ruse ishte i turpshem. Por kjo e ka nje baze. Rama shpesh here per t’u bere interesant me Europen, e kthen fytyren nga Turqia dhe nga vendet arabe. Ne rastin e ofertes ruse, duke e ditur qe kishte bere nja 10 kercime sa ne Lindje sa ne Perendim, Rama mendoi se ruset po talleshin me te dhe e refuzoi oferten duke e quajtur provokim. Mirepo, si shpeshhere keto kohet e fundit, doli bllof. Rama eshte mesuar ta beje politiken me qenje mjerane si Balla apo Spiropali dhe mendon se e njejta loje mund te luhet edhe ne marredhenjet nderkombetare, por harron se ne vendet me te cilat kerkon te luaje, edhe portieret ndertesave shteterore jane me te afte se Rama ne politike ndersa njerez si Balla, Spiropali, Manja e te tjere, nuk merren as per pastrimin e godinave. E keqja eshte se budallallekun e Rames, po e paguajme te gjithe me numra gjithnje ne rritje te te infektuarve nga covid si dhe duke rritur siperfaqet e varrezave ne cdo qytet.

  8. Ia keni shkruar gabim emrin – e ka CENDRI-FUGA!
    Eshte makineria tharese e lavatrices se padronit te tij skizofren, Rames!

  9. Fatkeqesisht asnjerit nuk i intereson shendeti i qytetarit, por cdo gje qe behet, behet sa per show. Nese do kishim nje shtet serioz do kishte filluar vaksinimi massive me kohe. Serbia e mori vaksinen ruse dhe tha do e perdor kur te marr miratim, dhe tani e ka gati,!ndersa ne i refuzuam duke bere show, me mire re vdekur sesa te marrim vaksinen e Rusise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *