• |
ide | kryesore

Një 15-vjeçare ndërron jetë prej COVID-19 në Greqi

-Instant, Lajme, Planet, Të fundit



Koronavirusi nuk po kursen as fëmijët. Mediat në Greqi raportojnë së një vajzë 15-vjeçare ka ndërruar jetë, ndërkohë raportohet se e mitura kishte edhe sëmundje të tjera.

Vajza ka ndërruar jetën disa orë pasi u shtrua në spitalin e Thebës.

15-vjeçarja u shtrua këtë mëngjes në spitalin e Thebes me simptoma të virusit. Fatkeqësisht, ne u informuam për ngjarjen e pakëndshme dhe u bëj thirrje qytetarëve për kujdes të madh dhe respektim të rreptë të masave”, tha kryetari i bashkisë së Thebës.

Ndërkohë nëna e 15-vjeçares ndodhet e intubuar në spital.

Ky është rasti i parë në Greqi ku një fëmijë humb jetën nga koronavirusi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *