• |
ide | kryesore

Pirlos i ndodh si Sarrit, zëvendëson Ronaldon e konfrontohet: “Duhet të pushonte”

-Instant, Sport



Pakënaqsi të panevojshme në kampin e Juventus, edhe pas një fitore shumë të rëndësishme, si ajo në gjysëmfinalen e parë të Kupës së Italisë në San Siro, kundër Inter. E gjitha ndodhi, sepse tekniku Andrea Pirlo vendosi të zëvendësojë Cristiano Ronaldon në minutën e 76′, pasi portugezi kishte shënuar dy gola. Vetëm se CR7 ka ‘alergji’ nga zëvendësimet dhe nuk e ka fshehur pakënaqësinë, duke u konfrontuar me teknikun, menjëherë sapo i la vendin Moratas në fushë.

Pirlo i shpjegoi motivin e zëvendësimit, që është pranuar nga portugezi që shkoi më pas të përshëndetej me të gjithë shokët e pankinës. Ashtu si në rastin e parë një vit më parë me Sarrin, tani edhe Pirlo e ka të qartë se cfarë ndodh kur në tabelën e zëevdësimit tregon numrin 7: “Eshtë normale që nuk ishte i kënaqur, por duhet ta ruajmë për kampionatin. Nëse del qoftë edhe ndonjë minutë më herë është në rregull. E tregoi edhe njëherë vlerën e tij, por të shtunën kemi një sfidë të rëndësishme dhe ishte e drejtë ta bënim të pushonte”.

Në fakt Ronaldo e kishte me Kulusevskin, që administroi shumë keq tre kundërsulme që mund ta kishin mbyllur ndeshjen më shpejt. E megjithatë, në këto raste fitorja mbyll cdo polemikë, për më tepër që shumë shpejt vjen Roma dhe të gjithë duhet të jenë gati…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *