• |
ide | kryesore

Rrëfimi i 42-vjeçarit nga Tirana/ E gjeta gruan në shtrat me një tjetër, por e fala

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks



Nje histori e pazakonte eshte rrefyer nga nje 42-vjeçar nga Tirana ne emisionin “Jeta pa filter” ne News24. Perballe psikologes Ervisa Lula, e cila eshte njekohesisht dhe autore e programit babai i 2 femijeve tregon si e zbuloi te verteten se e shoqja kishte nje tjeter lidhje.

“Vija re qe telefonin e mbante pas vetes, nuk ja jepte me djalit, filloi ta mbante me dridhje, ne periudhën e pandemisë ra shume ne sy, me çoi drejt bindjes se ishte dikush tjetër midis nesh.’

I përlotur ai përshkruan dhe momentin me te veshtire ate te perballjes me te vërtetën ne deren e nje apartamenti me qira, aty zbuloi edhe se bashkeshortja e tradhtonte me nje person te cilin e njihte. 

“Ngriva per momentin, me nxoren shume shpejt qe andej, gjithçka ne krevat ishte filmuar, me nxorën shume shpejt qe te shmangnin konfliktin”.

Fajin thote se e ka vete pasi punonte shume dhe nuk arrinte dot t’i qendronte afer asaj. Tani jetojne serish bashke, e fali dhe arsyeja jane femijet. 42-vjecari pohon gjithashtu se pa femijet s’mund te jetonte kurre dhe nese do te divorcohej atehere gjykata do ia jepte kujdestarine nenes.

Psikologia Arjana Mucaj ne nje interviste per “Jeta pa filter” ka bere nje analize lidhur me kete fenomen.

“Ne ditet qe po jetojme tradhtia po kthehet ne normale, duke dashur te prekin modernen ciftet e reja harrojne se nese ndodh nje tradhti kjo tregon se do te humbase besimi dhe humbja e besimit ndaj partnerit do te thote se here pas here ti te jesh ne dyshim ne lidhje me marredhenien qe ke me te” – tha ajo.

Ndersa avokati Jordan Daci sjelle ne vemendje raste kur prinderit per shkak te egoizmit te tyre kane shkuar deri atje sa kane bere femijet deshmitare okulare te raporteve intime te prindit tradhtar duke shkaktuar keshtu nje traume shume te rende.

Ai thote se: “Ceshtja e tradhtise mund te nderlikohet vetem kur perfshin femijet. nese femijet perdoren nga nje prind kundrejt prindit tjeter duke i bere deshmitare, ky eshte nje krim qe behet ndaj femijeve. Per mua ai prind qe e perdor femijen dhe e vendos ne rrethana tejet te renda emocionale, ai nuk mund ta ushtroje kujdestarine ne te tilla raste”.

Sipas tij tradhtia bashkeshortore nuk ka asnje ndryshim nga arsyet e tjera per sa i perket divorcit. Ajo nuk ndryshon asgje as ne ndarjen e pasurise. /BW



2 Comments

  1. Pra, ishte i sigurte se do humbte kujdestarine ne gjykate perballe nenes qe e tradhetoi pa ju rruajtur per familje apo femije dhe prandaj vazhdoi martesen. Ky, bashke me te drejten eksluzive te grave per te vendos mbi abortin, eshte mekat pothuajse i perbotshem i sistemit te drejtesise.
    Nese ky nuk do pranonte te vete-sakrifikohej ato femije do te ngelnin vetem nen ndikimin e kesaj fare gruaje.

    1. Jo gjithmone faji eshte i atij qe tradheton, pergjithsisht kane faj te dyja palet. Por ne kete rast me shume faj mendoj se ka ky palloshi qe e perdorte shtepine si fjetore, dhe nuk i kushtonte aspak kohe familjes.
      Ce do nje burre qe vjen perdite mbas ore 9-10 ne shpi???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *