• |
ide | kryesore

Rusi: Arrestime masive të mbështetësve të Navalnyt

-Instant, Lajme, Planet



Rreth 1.400 njerëz janë arrestuar të martën gjatë protestave në mbështetje të kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny . Nga Moska janë shfaqur xhirime që tregonin dhunën e policisë ndaj protestuesve. Të martën, një gjykatë në Moskë ka marrë vendim për shndërrimin e dënimit me kusht në dënim me burgim prej 3 vjet e gjysmë për liderin opozitar, Aleksei Navalny. Ai thotë se çështja është e motivuar politikisht.Navalny i tha gjykatës së prapa burgimit të tij qëndrojnë “urrejtja dhe frika” e presidentit rus, Vladimir Putin.Ai u arrestua më 17 janar, pasi arriti në Rusi nga Gjermania, ku ishte trajtuar për disa muaj, pas helmimit në gushtin e kaluar. Navalny thotë se pas këtij helmimi qëndron presidenti rus, Vladimir Putin. Këto akuza janë hedhur poshtë nga Kremlini.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *