• |
ide | kryesore

Vetëvritet me armë zjarri një 49-vjeçar në Lezhë

-Instant, Lajme, Të fundit



Vetëvritet me armë zjarri një 49-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Torovicë të Lezhës.

Policia nuk jep detaje të tjera për humbjen e jetës së shtetasit me iniciale T.M.

“Më datë 03.02.2021, rreth orës 14 :30, pranë banesës së tij, në fshatin Torovicë, Lezhë është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi T.M.,49 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *