• |
ide | kryesore

Basha shpalos programin “Shqipëria fiton arsimin”: Ja tre objektivat e PD-së

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me studentë dhe pedagogë ku folën lidhur me programin “Shqipëria fiton arsimin”.  Kryedemokrati theksoi rëndësinë e kualifikimit dual të studentëve të të gjitha degëve, përfshirë ato teoriket, ndërsa shpalosi edhe tre objektivat kryesorë të demokratëve.

“Me programin tonë “Shqipëria fiton arsimin”, ne synojmë tre objektiva kryesore: objektivi i parë sigurisht ka të bëjë me rininë që nga fëmijët deri tek të sapodiplomuarit. Në të gjithë treguesit e arsimit shqiptarë parauniversitar dhe universitar pёr fat tё keq 8 vitet e fundit Shqipëria ka ecur mbrapa, dhe arsyeja kryesore ёshtё sepse kanё munguar investimet nё arsim.

Investimet janë detyrë e drejtpërdrejtë e qeverisë. Nё kёtё kuadёr roli i qeverisё qё ju me modesti e quani arbitër, por duhet tё jetё shumё mё i madh dhe pikërisht kёtё propozon, kёtё ofron plani ynё, i cili ёshtё njё plan konkret nuk ka aty asnjё premtim, por ka angazhime tё mirёstudiuara dhe tё ndёrmarra nё kuadёr tё kushteve ku ndodhet Shqipëria dhe tё mundёsive qё ka Shqipёria pёr tё dalё nga kjo gjendje”, u shpreh Basha.

Kreu i PD-së duke folur mbi kualifikimin dual solli shembuj suksesi nga Perëndimi, ku sipas tij shkëlqen Gjermania, që u mundëson të rinjve jo vetëm diplomim, por të dalin nga universiteti me aftësi për tu integruar menjëherë në tregun e punës.

“Nuk dua të zgjatem tek aspektet e para universitarit por dua tё fokusohem tek kualifikimi dual te institucionet e arsimit tё lartё. Tashmё e dimё qё kjo ёshtё njё pёrvojё mjaft e suksesshme e Perёndimit. Gjermani shkёlqen nё kёtё shembull. Kjo i mundёson tё rinjve jo thjesht tё diplomohen, por tё dalin nga universiteti praktikisht me aftёsi personale pёr tu integruar menjёherё nё tregun e punёs.

Natyrisht pёr çdo pёrpjekje, ku futet edhe praktika, kjo ёshtё mё e kushtueshme se sa thjeshtё teoria apo se sistemi i vjetёr universitar, ne kёtё e dimё sepse si pёr shёmbull degёt klasike si shёndetёsia, mjekёsia, tё cilёt praktikisht e kanё tё ndёrtuar brenda e kanё pasur tё ndёrtuar qё nё fillim, qё para qindra vitesh idenё e arsimit dual janë edhe më të shtrenjtat mё tё kushtueshme pёr sa i përket mbёshtetjes financiare buxhetore apo mbёshtetjes financiare pёr universitetet e insituticionit arsimor tё lartё privat. Tani e kuptojmё se jetojmё nё njё realitet ekonomik qё kjo na duhet tё shtrihet tek tё gjitha profesionet, absolutisht tё gjitha profesionet nga ato qё mund tё duken akoma si mё teorikët, për shembull Juridiku”, tha ai.



3 Comments

  1. Vodhi 230 milionë euro, shpëtoi se ishte me diarre’/ VIDEO kur Vasili i LSI-së kërkonte hetimin e Bashës për skandalin me Rrugën e Kombit

  2. Ke harruar dhe te fundit doren ne qafe e gishtin ne bythe si gjithmone, gje e praktikuar nga te dy krahet e politikes

  3. O daja Bash, ti rrofshin topet kush te ka inat kot. Nje takse arsimi po ja pagujm qenefit te Tiranes. Me mire hiqja atij qenefit kete takse, e merre ti per shtetin se arsim kane te gjitha rrethet. Arsimimi na ben njerez, na con ne BE. Rruget po hapen me Bashen, nata po iken

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *