• |
ide | kryesore

Basha takon kreun e parlamentit turk: Mirënjohje për ndihmat e rindërtimit dhe pandemisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar sot me kreun e Parlamentit të Turqisë, Mustafa Sentop. Teksa ka shprehur mirënjohjen ndaj Turqisë dhe Presidentit Erdogan për ndihmën e madhe që i ka dhënë vendit tonë për rindërtimin dhe në përballimin e pandemisë COVID-19, Basha theksoi se Turqia është një mike e çmuar e Shqipërisë dhe e popullit shqiptar.

“Turqia është një mike e çmuar e Shqipërisë dhe e popullit shqiptar dhe ka qenë pranë nesh në momente të rëndësishme për vendin dhe kombin tonë, si anëtarësimi në NATO, ndërtimi i Rrugës së Kombit, pavarësia e Kosovës dhe fushata për njohjen e saj.

Shpreha vullnetin tim për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen midis vendeve tona duke zgjeruar marrëdhëniet ekonomike që do të sjellin zhvillim dhe punësim për qytetarët shqiptarë” – shkrehet Basha.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *