• |
ide | kryesore

BE akordon 4 miliardë euro për luftën kundër kancerit

-Instant, Arkiva, Planet
BE



Komisioni Europian njoftoi sot akordimin e katër miliardë eurove në luftën kundër kancerit.

“Nismat do të financohen përmes programeve shëndetësore, kërkimore dhe dixhitalizuese të Bllokut, me katër miliardë euro të destinuara për planin”, sqaroi KE.

Në “Planin për Kancerin”, i vonuar nga pandemia, KE propozon një përqendrim në katër fusha: parandalimin, zbulimin e hershëm, diagnostikimin dhe trajtimin, si edhe përmirësimin e cilësisë së jetës.

“Në këtë plan kemi për qëllim të parandalojmë të parandalueshmet”, tha eurokomisionerja për Shëndetësinë, Stella Kyriakides.

Si pjesë e strategjisë së tij të zbulimit, KE kërkon që vendet e BE-së të sigurohen që 90 % e personave në kategoritë e rrezikut t’u ofrohet shqyrtimi për kancerin e gjirit deri në 2025.

Komisioni, gjithashtu, dëshiron të përmirësojë diagnozën dhe trajtimin duke krijuar një rrjet për të lidhur qendrat kombëtare të kancerit në të gjithë Bllokun për të shkëmbyer më mirë informacionin.

Nuk ka një afat kohor konkret për të zbatuar planin, megjithëse disa synime janë të lidhura me vite specifike.

Ministrat e Shëndetësisë të BE-së pritet ta diskutojnë planin përpara fundit të qershorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *