• |
ide | kryesore

Gjermani/ Udhëtoi nga Rinasi, 22-vjeçarja shqiptare konfirmohet me variantin britanik të koronavirusit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një vajzë që ka udhëtuar nga Rinasi në drejtim të Gjermanisë është konstatuar mbartëse e mutacionit Britanik të koronavirusit.

Mediat gjermane raportojnë për shfaqjen për herë të parë të mutacionit anglez të koronavirusit në rajonin e Hochtaunus.

Siç raporton ” Frankfurter Allgemeine Zeitung (Faz.net)“, mutacioni B.1.1.7 u konstatua tek një vajzë 22-vjeçare, e cila ishte kthyer nga Shqipëria.

Zbulimi u bë pas analizave në një laborator më të specializuar u konstatua se në fakt bëhej fjalë për mutacionin anglez B.1.1.7.

Vajza është në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe po mbahet në karantinë. Ndërkohë në Shqipëri nuk është raportuar ende që të ketë të infektuar me koronavirusin e ri të mutacionit britanik.

Megjithatë zbulimi i B.1.1.7 tek vajza e kthyer nga Shqipëria është një tregues i rëndësishëm për të kuptuar se Shqipëria po përballët aktualisht edhe me këtë mutacion të ri pavarësisht se laboratorët e ISHP-së nuk e konstatojnë dot.



1 Comment

  1. DHE KETA MASHTRUESIN DHE BAKSHISHAXHINJT E SPITALEVE THONE SE NUK KA ARRIT AKOMA . KETYRE JU JANE ERRESUAR SYTE NGA PARAJA DHE JU DUKEN NJEREZIT SI MIZA . O KURVA PO E TRANSMETOJME EDHE NE VENDE TE TJERA , POR EDHE JU NUK JENI ME PAK SE KRIMINELET . NUK KENI FAJ KY VEND ESHTE KRIMINALIZUAR KOK E KOM , BILES EDHE INSTITUCIONALISHT .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *