• |
ide | kryesore

Gjermania diskuton heqjen e masave kufizuese para pranverës, ministri i Shëndetësisë: Shifrat e infektimit kanë rënë

-Instant, Lajme, Planet



Gjermania mund të heq masat kufizuese anti-covid para pranverës. Ky diskutim po zhvillohet nga autoritetet gjermane, ndërsa kjo do të jetë e mundur vetëm nëse ulen shifrat e rasteve me COVID-19. Ky lajm është konfirmuar dhe nga ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, i cili pohoi se qëllimi është që të frenohet rëndimi i situatës në spitale.

“Ne nuk mund të qëndrojmë në këtë bllokim të vështirë gjithë dimrin. Ne nuk do ta prisnim mirë si një shoqëri … Për ta zbritur në zero infeksione dhe për ta mbajtur atë në këtë mënyrë vjen me një kosto joproporcionale në fusha të tjera të jetës. Numri i infeksioneve të reja dhe pacientëve në kujdes intensiv ka rënë në mënyrë të vazhdueshme që nga fillimi i vitit dhe kjo është inkurajues.”, -deklaroi ai.

Kujtojmë se në Gjermani aktualisht baret, restorantet dhe ambiente kulturore dhe sportive, shkollat dhe dyqanet  janë të mbyllura.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *