• |
ide | kryesore

Hysaj hedh poshtë mundësinë e rinovimit me Napolin: “Mendoj vetëm për këtë sezon”

-Instant, F1, Sport



“Duhet të respektoj kontratën deri në fund të sezonit e pastaj do të mendoj për të ardhmen time. Shpresojmë ta mbyllim këtë kampionat në mënyrën më të mirë. Jam shumë i përqendruar tek Napoli, jam këtu prej shumë vitesh e nuk më vjen të mendoj tjetër”. Kështu Elseid Hysaj, kapiteni i kombëtres së Shqipërisë e mbrojtësi i Napolit në skadencë kontrate, ka bërë të ditur për mikrofonët e ‘Rai’.

Rinovim apo jo rinovim, largim apo konfirmim. Dilemat e këtij lloji kanë ndjekur dy vitet e fundit të Elseid Hysajt nën Vezuv dhe duket se po përsëriten edhe pas merkatos së janarit, ku nuk pati largim e as rinovim. “Do të kompletojë e sigurtë sezonin në Napoli, ajo që do të ndodhë më pas nuk përjashton asgjë. Me 51% nuk do të rinovojë, nëse nesër në mëngjes Napoli do të ketë dëshirë ta mbyllim atëherë do ta bëjmë. Elseid ka dëshirë të qendrojë: por kemi oferta edhe nga jashtë”. Pati deklaruar Mario Giuffredi, menaxheri i mbrojtësit të kombëtares shqiptare për Radio Punto Nuovo.

Nuk është një situatë e re në fakt, me Napolin që prej muajsh nuk i është përgjigjur kërkesave për tu ulur në tavolinë nga menaxheri i lojtarit e tani duket se situata do të përfundojë me parametër zero. “Ka dy vjet që vrapoj pas Napolit për rinovimin. U lodha. tani është e drejtë që të vlerësoj propozimet që vijnë” kishte shprehur hapur Giuffredi disa javë më parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *