• |
ide | kryesore

Konflikt në familje/ Vjehrri dhunonte dy nuset, sulmohet prej të birit

-Instant, Lajme, Të fundit



Një sherr në familje ka ndodhur në fshatin Buçimas në Pogradec. Një 32-vjeçar E. M. është arrestuar nga policia, pasi ka ushtruar dhunë ndaj të atit M. M., 64 vjeç.

Ndërkohë, ky i fundit akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj dy nuseve të djemve të tij, shtetaseve M. M., 31 vjeçe, dhe E. M., 28 vjeçe, ndaj të cilave është lëshuar urdhër mbrojtje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë ndalimin e shtetasit në kërkim E. M., 32 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.

Ky shtetas, në datën 28.01.2021, dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, shtetasit M. M., 64 vjeç.

Në lidhje me këtë rast u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes për shtetaset M. M., 31 vjeçe dhe E. M., 28 vjeçe, banuese në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi shtetasi M. M. (vjehrri i tyre) ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj tyre.

Gjithashtu, nga të njëjtat struktura u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. T., 59 vjeç, banues në Pogradec (i dënuar më parë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”).

Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 1, Pogradec, për motive të dobëta, ka goditur me grushte në kokë shtetasin M. M., 47 vjeç, banues në Pogradec, dhe gjatë shoqërimit për në ambientet e Komisariatit ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, njofton policia.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *