• |
ide | kryesore

Lotito zgjidh ‘qesen’: 3 milionë euro për skuadrën nëse eleminon Bayern

-Instant, Sport



Shorti e ka vënë kundër rivalit më të keq të mundshëm në 1/8 e Champions League, por kjo nuk do të thotë aspak se Lazio ka ndërmend të dorëzohet pa e provuar. Lotito gjithashtu. Presidenti i bardhekaltërve ka gati një dhuratë të bukur nëse Lazio do ta kalojë pengesën Bayern Mynih në Champions League.

Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat italiane, konkretisht Il Messaggero, për të motivuar edhe më shumë skuadrën, numri 1 i klubit ka premtuar një shpërblim kolektiv prej 3 milionë euro. Kështu, një bonus me peshë që mund ti japë dicka më tepër energji në këmbë lojtarëve të Lazios, për tu ndeshur me kampionët në fuqi të Europës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *