• |
ide | kryesore

Mafias së pronave në Shëngjin i merren 60 milion euro/ Si i shpëtoi gjykimit ish-deputeti i Partisë Socialiste

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Pasuritë që u konfiskuan me vendim të gjykatës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për një grup që grabiste dhe tjetërsonte prona në Shëngjin kap vlerën e 60 milion eurove. Dosja është një fraksion i të famshmes 339 dhe përfundoi me gjykimin e 11 personave, mes të cilëve edhe vëllai dhe motra e ish deputetit të Partisë Socialiste të Lezhës, Arben Ndoka. Në përfundim Xhevi Ndoka u dënua me 6.8 vite burg, ndërsa Mimoza Ndoka 1.4 vite me kusht.


Reagon policia: Përse u arrestua ish-deputeti socialist Arben Ndoka


Dënimet e të gjithë grupit

Xhevi Ndoka 6.8 vite burg
Mimoza Ndoka 1.4 vite me kusht
Emanuel Gjura 4.8 vite
Zef Lazri 8 muaj
Blendi Ndoka 3.6 vite
Luigj Paloka 4.8 vite me kusht
Paulin Simoni 3.4 vite
Vlash Gaxulli 2 vite me kusht
Genc Zeneli 2 vite me kusht
Kol Lleshi 2 vite me kusht
Marjeta Perskura 1.4 vite me kusht

Por Gjykata e Lezhës e ka shmangur dënimin e ish deputetit të Partisë Socialiste, megjithëse ai ishte një ndër të arrestuarit e parë për këtë dosje.

Arben Ndoka i kthehet Donald Lu: Pse ma përmend kot emrin?

Kështu në datën 23 nëntor gjykata i hoqi masën e “arrestit të shtëpisë” ish deputetit të PS, Arben Ndoka. Vendimi erdhi ndërkohë që më herët procesi ndaj tij lidhur me akuzat për tjetërsimin e pronave, por u veçua dhe u dërgua nga Gjykata e Posaçme në Gjykatën e Lezhës.

Arben Ndoka sipas gjykatës së Lezhës do hetohet me masë sigurie “detyrim paraqitje”. Ndërkohë në Gjykatën e Posaçme vazhdoi me pjesën tjetër të grupit mes tyre me vëllanë dhe motrën duke i dënuar. Vëllai i ish-deputetit u dënua edhe pak ditë më parë për dosjen e heroinës në Has.

Arben Ndoka dhe 12 persona të tjerë u akuzuan fillimisht për tjetërsim pronash në Lezhë. Hetimi ndaj tyre nisi në vitin 2016 si pjesë e dosjes së famshme “339”, ku Ndokajt dolën në përgjime me Avdylajt e Shijakut për trafik droge. Aty prokuroria konstatoi edhe veprën penale të tjetërsimit të pronave tek “Rana e Hedhun” në Lezhë.

Arben Ndoka: Nëse të gjithë bëjnë si unë, parlamenti mbetet me 70 deputetë

Konfiskimet

Gjithashtu është vendosur konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit të disa pasurive të paluajtshme, në pronësi të të pandehurve të deklaruar fajtor, si produkt i veprave penale. Sipërfaqja totale e pasurive të konfiskuara dhe të kaluara në favor të shtetit, është 309.377.9 (treqind e nëntë mijë e treqind e shatëdhjetë e shtatë pik nëntë) m2, me një vlerë rreth 60 milionë euro.

Dosja e përgjimeve/ Si i blente votat për PS-në vëllai i Arben Ndokës në Lezhë

Skema e tjetërsimit

Nga hetimi dhe shqyrtimi gjyqësor ka rezultuar se të pandehurit kanë vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, me qëllim përvetësimin e pasurive të paluajtshme, të shtrira në pesë zona bregdetare të rrethit Lezhë: Ishulli Shëngjin, Kune-Vain, Ishulli Lezhë, Mali i Shëngjinit dhe Mali i Rrencit. Pjesëtarët e këtij grupi kriminal kanë vepruar me një mënyrë organizimi në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe kanë përfituar sasi të mëdha pasurishë të paluajtshme, të cilat jo vetëm që nuk janë tokë bujqësore, por rezultojnë të jenë vijë bregdetare rërë, sipërfaqe lagunash, kënetë, kanal, pyje, kullotë.

Rezulton se pjesëtarët e këtij grupi kriminal gjatë veprimtarisë së kundraligjshme të tyre kanë vepruar në mënyrë të njëjtë, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve të pronësisë me forma të ndryshme,duke paraqitur të dhëna të rreme në përmbajtje të dokumenteve të pronësisë, kryerja e veprimeve juridike fiktive si “dhurim, shkëmbim, shitje”, ndryshimi i zërave kadastral në kundërshtim me ligjin, ku edhe pse pasuria në të vërtetë është pronë shtet, pyll, kënetë, ranishtë, kanal, pjesëtarët e këtij grupi kriminal kanë hartuar dokumentacionin sikur këto janë toka arë, bujqësore, duke i trajtuar më pas si objekt i Ligjit Nr. 7501 “Për Tokën”, me qëllim që këto prona të shkonin në përfitim të anëtarëve të grupit kriminal.

Pas përfitimit të këtyre pronave, anëtarët e këtij grupi kriminal kishin si qëllim përvetësimin e pasurive në favor të tyre duke përdorur emrat e individëve të komuniteteve rurale apo qytetit Lezhë, në emër të të cilëve i regjistronin fillimisht këto pasuri dhe më pas këto pasuri të përfituara në mënyrë të paligjshme kalonin përsëri tek anëtarët e grupit kriminal me anë të veprimeve noteriale fiktive që paraqiten si kontrata dhurimi apo shitje formale fiktive. Në këtë aktivitet kriminal janë përfshirë disa funksionarë shtetëror, të cilët janë deklaruar fajtor nga Gjykata.

NJOFTIMI I PLOTE

Me datën 03.02.2021 ka përfunduar gjykimi në shkallë të parë i procedimit penal në ngarkim të pandehurve Gjevi Ndoka etj., Në përfundim nga gjykata janë deklaruar fajtor të gjithë të pandehurit e akuzuar nga Prokuroria e Posaçme.

Për dy nga të pandehurit është dhënë vendim fajësie edhe për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Gjithashtu është vendosur konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit të disa pasurive të paluajtshme, në pronësi të të pandehurve të deklaruar fajtor, si produkt i veprave penale. Sipërfaqja totale e pasurive të konfiskuara dhe të kaluara në favor të shtetit, është 309.377.9 (treqind e nëntë mijë e treqind e shatëdhjetë e shtatë pik nëntë) m2, me një vlerë rreth 60 milion euro.
Nga hetimi dhe shqyrtimi gjyqësor ka rezultuar se të pandehurit kanë vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, me qëllim përvetësimin e pasurive të paluajtshme, të shtrira në pesë zona bregdetare të rrethit Lezhë: Ishulli Shëngjin, Kune-Vain, Ishulli Lezhë, Mali i Shëngjinit dhe Mali i Rrencit. Pjesëtarët e këtij grupi kriminal kanë vepruar me një mënyrë organizimi në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe kanë përfituar sasi të mëdha pasurishë të paluajtshme, të cilat jo vetëm që nuk janë tokë bujqësore, por rezultojnë të jenë vijë bregdetare rërë, sipërfaqe lagunash, kënetë, kanal, pyje, kullotë.
Rezulton se pjesëtarët e këtij grupi kriminal gjatë veprimtarisë së kundraligjshme të tyre kanë vepruar në mënyrë të njëjtë, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve të pronësisë me forma të ndryshme,duke paraqitur të dhëna të rreme në përmbajtje të dokumenteve të pronësisë, kryerja e veprimeve juridike fiktive si “dhurim, shkëmbim, shitje”, ndryshimi i zërave kadastral në kundërshtim me ligjin, ku edhe pse pasuria në të vërtetë është pronë shtet, pyll, kënetë, ranishtë, kanal, pjesëtarët e këtij grupi kriminal kanë hartuar dokumentacionin sikur këto janë toka arë, bujqësore, duke i trajtuar më pas si objekt i Ligjit Nr. 7501 “Për Tokën”, me qëllim që këto prona të shkonin në përfitim të anëtarëve të grupit kriminal. Pas përfitimit të këtyre pronave, anëtarët e këtij grupi kriminal kishin si qëllim përvetësimin e pasurive në favor të tyre duke përdorur emrat e individëve të komuniteteve rurale apo qytetit Lezhë, në emër të të cilëve i regjistronin fillimisht këto pasuri dhe më pas këto pasuri të përfituara në mënyrë të paligjshme kalonin përsëri tek anëtarët e grupit kriminal me anë të veprimeve noteriale fiktive që paraqiten si kontrata dhurimi apo shitje formale fiktive. Në këtë aktivitet kriminal janë përfshirë disa funksionarë shtetëror, të cilët janë deklaruar fajtor nga Gjykata.

Më poshtë është në mënyrë të përmbledhur vendimi i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nr. 12, datë 03.02.2021:

1-Deklarimin fajtor të të pandehurit Gjevi Ndoka, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 186/1 në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Gjevi Ndoka, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” , të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 190/1 në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Gjevi Ndoka, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i tokës” të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Gjevi Ndoka, për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 pika “a” e Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Gjevi Ndoka për kryerjen e veprës penale “ Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.
Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit Gjevi Ndoka me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit Gjevi Ndoka me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
2-Deklarimin fajtor të të pandehurës Mimoza Ndoka, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal dhe dënimin e saj me 1 (një) vit burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurës Mimoza Ndoka, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal dhe dënimin e saj me 1 (një) vit burgim.
Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurës Mimoza Ndoka me një dënim të vetëm prej 2 (dy) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurës Mimoza Ndoka me 1 vit e 4 muaj burgim.
Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën Mimoza Ndoka dhe vënia në provë për një afat prej 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.
3-Deklarimin fajtor të të pandehurit Emanuel Gjura, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 186/1 në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Emanuel Gjura, për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 pika “a” e Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Emanuel Gjura për kryerjen e veprës penale “ Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit Emanuel Gjura me një dënim të vetëm prej 7 (shtatë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit Emanuel Gjura me 4 (katër) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
4- Deklarimin fajtor të të pandehurit Zef Lazri, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit Zef Lazri me 8 (tetë) muaj burgim, llogaritja e të të cilit fillon nga dita e arrestimit në një burg të sigurisë së zakonshme.
5-Deklarimin fajtor të të pandehurit Bledi Ndokaj, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet e 3 muaj burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimit të të pandehurit Bledi Ndokaj me 3 (tre) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim, llogaritja e të cilit fillon nga dita e arrestimit dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
6-Deklarimin fajtor të të pandehurit Luigj Paloka, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 186/3, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Luigj Paloka, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 190/1 në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Luigj Paloka, për kryerjen e veprës penale “ Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2(dy) vjet burgim.
Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit Luigj Paloka me një dënim të vetëm prej 7 (shtatë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit Luigj Paloka me 4 (katër) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit për pjesën e mbetur të dënimit me burgim për të pandehurin Luigj Paloka dhe vënia në provë për një afat prej 5 (pesë) vjet.
7- Deklarimin fajtor të të pandehurit Paulin Simoni, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
– Deklarimin fajtor të të pandehurit Paulin Simoni, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit Paulin Simoni me një dënim të vetëm prej 5 (pesë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit Paulin Simoni me 3 (tre) vjet e 4 (katër) muaj burgim.
8- Deklarimin fajtor të të pandehurit Vlash Gazulli, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
– Deklarimin fajtor të të pandehurit Vlash Gazulli, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Vlash Gazulli, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1(një) vjet burgim.
Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit Vlash Gazulli me një dënim të vetëm prej 3 (tre) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit Vlash Gazulli me 2 (dy) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit për pjesën e mbetur të dënimit me burgim për të pandehurin Vlash Gazulli dhe vënia në provë për një afat prej 4 (pesë) vjet, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.
9-Deklarimin fajtor të të pandehurit Genc Zeneli, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1(një) vit burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Genc Zeneli, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” , të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit Genc Zeneli me një dënim të vetëm prej 3 (tre) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit Genc Zeneli me 2 (dy) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit për pjesën e mbetur të dënimit me burgim për të pandehurin Genc Zeneli dhe vënia në provë për një afat prej 4 (pesë) vjet, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.
10-Deklarimin fajtor të të pandehurit Kol Lleshi, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1(një) vit burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Kol Lleshi, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” , të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit Kol Lleshi me një dënim të vetëm prej 3 (tre) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit Kol Lleshi me 2 (dy) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit për pjesën e mbetur të dënimit me burgim për të pandehurin Kol Lleshi dhe vënia në provë për një afat prej 4 (pesë) vjet, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.
11- Deklarimin fajtor të të pandehurës Marjeta Peskura, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal dhe dënimin e saj me 1(një) vit burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurës Marjeta Peskura, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” , të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurës Marjeta Perskura me një dënim të vetëm prej 2 (dy) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurës Marjeta Peskura me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën Marjeta Perskura dhe vënia në provë për një afat prej 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.
Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive:
1.Pasuria Nr.1015/2, Vol. 5, Fq. 122, Zona Kadastrale 2568, me sipërfaqe 5751 m2, me vendndodhje “Mali i Rencit“ Lezhë,
2.Pasuria Nr.1018/2, Vol. 6, Fq. 85, Zona Kadastrale 2568, lloji Ranishte, me sipërfaqe 11582 m2 , me vendndodhje “Mali i Rencit“ Lezhë.
3.Pasuria Nr.1018/5, Vol. 6, Fq. 95, Zona Kadastrale 2568, me sipërfaqe 7285 m2, me vendndodhje “Mali i Rencit“ Lezhë.
4.Pasuria Nr.1018/7, Vol. 6, Fq. 100, Zona Kadastrale 2568 me sipërfaqe 600 m2, me vendndodhje “Mali i Rencit“ Lezhë.
5.Pasuria Nr.1018/8, Vol. 6, Fq. 101, Zona Kadastrale 2568, me sipërfaqe 1049 m2, me vendndodhje “Mali i Rencit“ Lezhë.
6.Pasuria Nr.1018/9, Vol. 6, Fq. 102, Zona Kadastrale 2568, me sipërfaqe 2000 m2, me vendndodhje “Mali i Rencit“ Lezhë.
7.Pasuria Nr.1018/10, Vol. 6, Fq. 103, Zona Kadastrale 2568, me sipërfaqe 1964 m2, me vendndodhje “Mali i Rencit“ Lezhë.
8.Pasuria Nr.5/107+1-54, Zona Kadastrale 3126, apartament me sipërfaqe 100.6 m2.
9.Pasuria Nr.5/107+2-13, Zona Kadastrale 3126, apartament me sipërfaqe 77.3 m2 .
10.Pasuria Nr.166/6 Vol. 20, fq.121, ZK. 1986, me sipërfaqe 11160 m2.
11.Pasuria Nr.168/2 Vol. 20, fq.114, ZK. 1986, me sipërfaqe 15405 m2.
12.Pasuria Nr.168/8, vol.21, fq.10, ZK.1986, me sipërfaqe 1000 m2.
13.Pasuria Nr.168/9, vol.21, fq.11, ZK.1986, me sipërfaqe 2000 m2.
14.Pasuria Nr.168/10, vol.21, fq.13, ZK.1986, me sipërfaqe 12405 m2.
15.Pasuria Nr. 166/7 Vol. 20, fq.122, ZK. 1986, me sipërfaqe 4780 m2.
16.Pasuria Nr. 98/6 Vol. 20, fq.104, ZK.1986, me sipërfaqe 6400 m2.
17.Pasuria Nr. 99/7 Vol. 20, fq.88, ZK.1986, me sipërfaqe 10552 m2.
18.Pasuria Nr.1009/6, Vol.6, Fq.105, ZK.2568, me sipërfaqe 2000 m2, me vendndodhje “Mali i Rencit“ Lezhë.
19.Pasuria Nr.1009/16, Vol.6, Fq.206, ZK.2568, me sipërfaqe 1000 m2, me vendndodhje “Mali i Rencit“ Lezhë.
20.Pasuria Nr.1009/17, Vol.6, Fq.207, ZK.2568, me sipërfaqe 1179 m2, me vendndodhje “Mali i Rencit“ Lezhë.
21.Pasuria Nr.1009/14, Vol.6, Fq.200, ZK.2568, me sipërfaqe 1221 m2, me vendndodhje “Mali i Rencit“ Lezhë.
22.Pasuria Nr.1009/15, Vol.6, Fq.201, ZK.2568, me sipërfaqe 610 m2, me vendndodhje “Mali i Rencit“ Lezhë.
23.Pasuria Nr.1009/18, Vol.6, Fq.215, ZK.2568, me sipërfaqe 610 m2, me vendndodhje “Mali i Rencit“ Lezhë.
24.Pasuria Nr.1009/19, Vol.6, Fq.216, ZK.2568, me sipërfaqe 610 m2, me vendndodhje “Mali i Rencit“ Lezhë.
25.Pasuria Nr.1009/20, Vol.6, Fq.217, ZK.2568, me sipërfaqe 610 m2, me vendndodhje “Mali i Rencit“ Lezhë.
26.Pasuria Nr.1014/3 Vol.6, fq.198 ZK. 2568, me sipërfaqe 4103 m2, me vendndodhje “Mali i Rencit“ Lezhë.
27.Pasuria Nr.1014/4 Vol.6, fq.199 ZK. 2568, me sipërfaqe 2050 m2, me vendndodhje “Mali i Rencit“ Lezhë.
28.Pasuria Nr.1014/4 Vol.6, fq.199 ZK. 2568, me sipërfaqe 2050 m2, me vendndodhje “Mali i Rencit“ Lezhë.
29.Pasuria Nr.1014/5 Vol.6, fq.212 ZK. 2568, me sipërfaqe 2052 m2, me vendndodhje “Mali i Rencit“ Lezhë.
30.Pasuria Nr.1014/6, Vol.6, fq.213, ZK. 2568, me sipërfaqe 2052 m2, me vendndodhje “Mali i Rencit“ Lezhë.
31.Pasuria Nr.1014/7, Vol.6, fq.214, ZK. 2568, me sipërfaqe 2052 m2, me vendndodhje “Mali i Rencit“ Lezhë.
32.Pasuria Nr.1017/15 Vol.6, fq.218, ZK.2568, me sipërfaqe 553 m2, me vendndodhje “Mali i Rencit“ Lezhë.
33.Pasuria Nr.1017/16, Vol.6, fq.219, ZK.2568, me sipërfaqe 553 m2, me vendndodhje “Mali i Rencit“ Lezhë.
34.Pasuria Nr.1017/11, Vol.6, fq.202, ZK. 2568, me sipërfaqe 1105 m2, me vendndodhje “Mali i Rencit“ Lezhë.
35.Pasuria Nr.1017/12 Vol.6, fq.203, ZK.2568, me sipërfaqe 552 m2, me vendndodhje “Mali i Rencit“ Lezhë.
36.Pasuria Nr.98/19 Vol. 22, Fq. 90, Zona Kadastrale 1986, me sipërfaqe 22356 m2, me vendndodhje Ishull- Lezhë.
37.Pasuria Nr.99/11 Vol. 21, Fq. 146, Zona Kadastrale 1986, me sipërfaqe 2688 m2, me vendndodhje Ishull- Lezhë.
38.Pasuria Nr.2/78, Vol.33, Fq.195, ZK.1987, me sipërfaqe 4000 m2, me vendndodhje Ishull-Shëngjin, Lezhë.
39.Pasuria Nr.100/7 me sipërfaqe 4400 m2, me vendndodhje Ishull-Shëngjin, Lezhë.
40.Pasuria Nr.100/8, me sipërfaqe 3800 m2, me vendndodhje Ishull-Shëngjin, Lezhë.
41.Pasuria Nr. 56/A, Vol.6, Fq. 213, ZK.1987, me sipërfaqe 1350m2, me vendndodhje Ishull-Shëngjin, Lezhë.
42.Pasuria Nr. 58/A, me sipërfaqe 1750 m2, me vendndodhje Ishull-Shëngjin, Lezhë.
43.Pasuria Nr.150/1, ZK.8632, me sipërfaqe 2860 m2, me vendndodhje Ishull-Shëngjin, Lezhë.
44.Pasuria Nr.47/A, ZK.1987, me sipërfaqe 200 m2, me vendndodhje Ishull-Shëngjin, Lezhë.
45.Pasuria Nr.79/188, Vol. 23, Fq.163, Zona Kadastrale 1987, me sipërfaqe 2580m2, me vendndodhje Ishull-Shëngjin, Lezhë.
46.Pasuria Nr.79/189, Vol. 23, Fq.164, Zona Kadastrale 1987, me sipërfaqe 500m2, me vendndodhje Ishull-Shëngjin, Lezhë.
47.Pasuria Nr.232/A, Vol. 22, Fq.12, Zona Kadastrale 1987, me sipërfaqe 700m2, me vendndodhje Ishull-Shëngjin, Lezhë.
48.Pasuria Nr.14/83 ,Zona Kadastrale 1987, me sipërfaqe 700m2, me vendndodhje Ishull-Shëngjin Lezhë.
49.Pasuria Nr.14/A, Zona Kadastrale 1987, me sipërfaqe 3965m2, me vendndodhje Ishull-Shëngjin Lezhë.
50.Pasuria Nr.86/A Vol.22, Fq. 13, ZK.1987,me sipërfaqe 10144m2, me vendndodhje “Ishull-Shëngjin“ Lezhë.
51.Pasuria Nr.2/75-A Vol.8, Fq. 160, ZK.8632, me sipërfaqe 2513m2, me vendndodhje Ishull-Shëngjin Lezhë.
52.Pasuria Nr.2/75-B Vol.8, Fq. 166, ZK.8632, me sipërfaqe 1000m2, me vendndodhje Ishull-Shëngjin Lezhë.
53.Pasuria Nr.5/7 Vol.22, Fq. 205, ZK.1986, me sipërfaqe 4000m2, me vendndodhje Ishull-Lezhë.
54.Pasuria Nr. 5/8 Vol.22, Fq. 206, ZK.1986, me sipërfaqe 29439 m2, me vendndodhje Ishull-Lezhë.
55.Pasuria Nr.40/55 Vol.11, Fq.91, ZK.1987, me sipërfaqe 1054 m2, e ndodhur në Kune, Ishull Shëngjin, Lezhë.
56.Pasuria Nr. 2/170, Vol 26, fq.52, ZK.8632, me sipërfaqe 1500 m2, e ndodhur në vendin e quajtur Bregu i Drinit, qyteti Lezhë.
57.Pasuria Nr. 2/76, Vol 8, fq.167, ZK.8632, me sipërfaqe 4000 m2, e ndodhur tek Bregu i Drinit, qyteti Lezhë.
58.Pasuria Nr. 272/1, Vol 33, fq.231, ZK.1987, me sipërfaqe.18135 m2, me vendndodhje Ishull Shëngjin.
59.Pasuria Nr. 2/6, Vol 21, fq.223, ZK.1986, me sipërfaqe 14140 m2, me vendndodhje Ishull Lezhë.
60.Pasuria Nr. 2/96, Vol 34, fq.241, ZK.1987, me sipërfaqe 5327 m2, e ndodhur në Ishull Shëngjin.
61.Pasuria Nr. 2/97, Vol 34, fq.242, ZK.1987, me sipërfaqe 1000 m2, e ndodhur në Ishull Shëngjin.
62.Pasuria Nr. 2/98, Vol 34, fq.243, ZK.1987, me sipërfaqe 1000 m2, e ndodhur në Ishull Shëngjin.
63.Pasuria nr.2/99, Vol 34, fq.244, ZK.1987, me sipërfaqe 3200 m2, e ndodhur në Ishull Shëngjin.
64.Pasuria Nr. 2/100, Vol 34, fq.245, ZK.1987, me sipërfaqe 1000 m2, e ndodhur në Ishull Shëngjin.
65.Pasuria Nr. 2/101, Vol 34, fq.246, ZK.1987, me sipërfaqe 3404 m2, e ndodhur në Ishull Shëngjin.
66.Pasuria Nr. 2/102, Vol 34, fq.247, ZK.1987, me sipërfaqe 2000 m2, e ndodhur në Ishull Shëngjin.
67.Pasuria Nr. 197/2, Vol 33, fq.122, ZK.1987, me sipërfaqe 6400 m2,vendndodhja Ishull, Shëngjin.
68.Pasuria Nr. 197/4, Vol 33, fq.121, ZK.1987, me sipërfaqe 6683 m2,vendndodhja Ishull, Shëngjin.
69.Pasuria Nr. 277/6, Vol 33, fq.197, ZK.1987, me sipërfaqe 7428 m2, e ndodhur në Ishull Shëngjin.
70.Pasuria Nr. 277/7, Vol 33, fq.198, ZK.1987, me sipërfaqe 5000 m2, e ndodhur në Ishull Shëngjin.
71.Pasuria Nr. 277/8, Vol 33, fq.199, ZK.1987, me sipërfaqe 9122 m2, e ndodhur në Ishull Shëngjin.
72.Pasuria Nr. 79/137, Vol 15, fq.184, ZK.1987, me sipërfaqe 1450 m2, e ndodhur në Ishull Shëngjin.
73.Pasuria Nr. 2/74, Vol 33, fq.57, ZK.1987, me sipërfaqe 1500 m2, e ndodhur në Ishull Shëngjin.
74.Pasuria Nr. 2/82, vol.33, fq.242 Z.K 1987, me sipërfaqe 2768 m2, me vendndodhje Ishull Shëngjin.
75.Pasuria Nr. 2/83, vol.33, fq.243 Z.K 1987, me sipërfaqe 1000 m2, me vendndodhje Ishull-Shëngjin.

15 Comments

  1. I paskan arrestuar të gjithë përveç kokave.

    Interesante për të parë sesi funksionon ndërthurja e bandave me politikën. Rama ua bllokon të gjitha asetet dhe i mban nën kërcënimin e burgut.
    Këta ose do bëjnë çmos që të fitojnë zgjedhjet me mënyrat e veta që në mandatin e tretë të hiqen sekuestrot dhe të dalin njerzit e vet nga burgu ose humb zgjedhjet PS dhe janë në mëshirën e qeverisë së re.

    Nëse gazetarët do bëjnë investigime me dosjet sesi është sjellur spaku dhe prokuroria do gjejnë gjëra interesante…

    ps: 60 milion € vetëm në zonën e Shengjin Lezhë nga një bandë e vetme.
    Po në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe pjesën tjetër? Çfarë ka bërë mafia me kullat, pronat dhe ndërtimet?

  2. Lapsi ka publikuar dosjen e plote pa harruar edhe nevojtoret.
    Sikur te bente te njejten gje Lapsi per Meten kushedi sa dite duhet ta lexosh.
    Ju lumte trimat e Xha Jahos,.
    Basha fiton ne Lezhe fale ketij pergamani qe keni botuar.

  3. Dmth gjykata denon nja dhjete veta me burg dhe shqupistat ankohen per lidhjen e krimit me politken.

    Talibanet e shqupit, te tokave te xanuna dhe ushtare te Shabon Memise.

  4. Or Ethem bythqir Lalaj qe pa gdhire mire i ores 06:08!
    Ti qe ke merak per shpellKare, ja ku e ke shpellKarin Ndok malokun perbri bythKarit Edi Rama, shijoje deri ne fund or plak kurve.

  5. Pjesa e censuruar është kur Fatos Nano flet për Sali Berishën e Ilir Metën, dy personazhe që i njeh mirë, pasi të parin e ka pasur një kundërshtar të egër për vite me radhë, ndërsa të dytin e promovoi vetë si politikan, edhe pse më pas iu kthye kundër, për ta rrëzuar nga pushteti dhe për t’u bërë me Berishën.

    Censura nga portalet që financohen nga Berisha-Meta është e kuptueshme, pasi dje Nano i masakroi ata dhe i nxorri lakuriq, si dy politikanë të korruptuar dhe kriminelë,shpellkare të salihu dhe ky beni njelloj si salihu e lulzimja kane vjedhur prona pa fund gjiri lalzit dhe Klubit i partizanit

  6. NJE VERRE NE UJE PASKAN BERE
    RROGTARET DHE ZGJEBSAT NE BURG NDERSA BOSAT E KRIMIT TE LIRE.
    PTUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUU…….JU QIFSHA ROPT JU DHE DREJTESISE TUAJ /
    KONKLUZIONI ????? ME I DREJTE ESHTE DRAPERI SESA JU O KURVAT E DREJTESISE

  7. Deputete, pra ligjvenes, me precedent penal!
    Kete risi te re ne politiken shqiptare (europiane po e po) e ka sjelle vetem Edi Rama.
    Nuk u mjaftua me kaq, por e vazhdoi zullumin edhe me kryetar bashkish me precedent penal si Gimce Kajmaku apo ai Valdrino Pjerdhi.
    Sa u detyru nga te huajt te bente …Ligj per dekreminalizim te Parlamentit (turpi i botes)

  8. Fakti që Fatos Nano sulmoi Sali Berishën dhe Ilir Metën, dhe jo Lulzim Bashën, nuk duhet të përbënte shqetësim për opozitën, pasi ata thonë kemi Lulin kandidat për kryeministër. Ai nuk tha asgjë të keqe për Bashën e në këtë aspekt, as kishte pse ngjallte kaq histeri opozitare.

    Arsyeja reale është se intervista e Fatos Nanos provoi se kush është opozita reale, kush po tenton të vijë në pushtet dhe pse opozita nuk e fsheh dot të shkuarën e saj kriminale.

    Për herë të parë në historinë e tij Fatos Nano i ka bërë Sali Berishës sulmin më të strukturuar nga pikëpamja intelektuale, politike dhe njerëzore. I ka kujtuar se prej sa erdhi në pushtet në vitin 1992, vdiq si intelektual dhe u kthye në një përndjekës ordiner i rivalit politik, duke u kujdesur për çdo detaj për arrestimin e tij, burgosjen, persekutimin, linçimin, deri tek dramat familjare.

  9. Qenka ky zotnia qe bashke me lezhianin tjeter Pjerin Ndreun dhunuan Strazimrin te korridori parlamentit.D.m.th motra dhe vellai kriminel per burg kurse vellai tjeter deputet *detyrim paraqitje*.Aahahah kesaj i thone gallate Rilindase.Edhe nje cerr qe e kapen te lagjia ime me nje cigare hashash njelloj si deputeti e denuan *detyrim paraqitje*.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu