• |
ide | kryesore

Mbyllet faza e dytë e Superiores: Vllaznia-Laçi ka mbi vete sytë e gjithë rivalëve

-Instant, F1, Sport

Java e fundit e fazës së dytë të Superiores ka në fokus sfidën mes Vllaznisë e Lacit, dy pretendentëve për titull, në përplasjen e të cilëve mbajnë shpresat gjithë rivalët e tjerë. Kuqeblutë në fakt pas barazimit me Partizanin, kanë shumë më tepër besim, sidomos duke patur parasysh që tashmë do ti presin kurbinasit në tempullin e tyre të futbollit. Pas dy fitoreve radhazi pa pësuar, Duro shpreson të bëjë goditjen e tretë dhe në dëshirën e teknikut është edhe ish-skuadra e tij Partizani, që mezi pret të ngushtojë diferencën me shkodranët.


Të kuqtë duhet më parë të fitojnë në një transfertë, aspak të zakontë për ta: në Ballsh, kundër Bylis që është edhe macja e tyre e zezë. Të besuarit e Dovedan duan pikë për të dalë nga zona e rrezikut, ndërsa Daja të vazhdojë serinë positive të rezultateve, edhe për të mbajtur pas Teutën, që do të ketë, në letër, ndeshjen më të lehtë, atë kundër Apolonisë. Fierakët u mundën në shtëpi nga Tirana dhe tani duan të rinisin të marrin pikë, por duhet të bëjnë në Niko Dovana, kundër skuadrës me mbrojtjen më të mirë në kampionat.


Një test impenjativ edhe për Kukësin e Mirel Josës, që e nisi si duhet duke mundur Skënderbeun e tani duhet ta vazhdojë edhe ndaj Kastriotit. Krutanët e Ndreut dëshirojnë ta mbajnë larg zonën e rrezikut, por të përballosh Ibraimin e të tjerët nuk është e thjeshtë. Me 26 pikë, dy larg vendit të dytë, Josa nuk ka ndërmend të bëjë hapa fals: Europa është domosdoshmëri. Edhe Tirana e Shehit e nisi me hapin e duhur, por tani duhet ta mbajë. Teknikut i është kthyer Kale, ende jo tamam Celhaka, por kundër Skënderbeut nuk duhen hapa fals, për më tepër që në pankinën korcare është një njohje e vjetër e tyre si Migen Memelli.

SUPERIORE JAVA E 18
05/02/21
Vllaznia   18 : 00 Laçi
06/02/21
Bylis         13 : 45 Partizani
Tirana      13 : 45 Skënderbeu
Teuta        16 : 45 Apolonia
07/02/21
Kukësi      13 : 45 Kastrioti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu