• |
ide | kryesore

Mesazhet në kod nga Italia/ Arben Kraja nën presion për dosjen e Ndrangheta-s

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Paraliza që i ra SPAK-ut pas publikimit të përgjimeve të Antimafia-s italiane, nuk po i shkon për shtat palës italiane. Duke mos rënë dakort me filozofinë se “çudia më e madhe, tre ditë zgjat”, ambasadori italian Fabrizio Bucci ka prishur për të dytën herë qetësinë për nisjen e hetimeve mbi pastrimin e parave të Ndrangheta-s, duke lëshuar në publik mesazhe që shkojnë përtej diplomacisë dhe që i drejtohen kreut të SPAK, Arben Krajës.

Herën e parë që foli, ambasadori italian e justifikoi kërkesën për hetime me qëllimin për të ndarë “faktet nga fjalët”, por ia shprehu hapur “mbështetjen maksimale autoritetit gjyqësor shqiptar për shqyrtimin e plotë të çdo episodi të korrupsionit apo të paligjshmërisë, nga cilido qoftë kryer dhe prej ngado rrjedh”.

Mos dëgjoni përgjimet, besoni sondazhet

Këtë herë të dytë, ishte më i drejtpërdrejtë madje me tone paralajmëruese. Në një intervistë në Euronews Albania me gazetaren Ilva Tare, Bucci fillimisht e përshkroi prokurorin e Antimafia-s në Katanzaro, Nikola Gratterin si një “prokuror të rëndësishëm”, “serioz” dhe “shumë të aftë”. Ai kërkoi hetime nga SPAK pavarësisht emrave të përfshirë në dosje, kur tha se “korrupsioni duhet luftuar pavarësisht se nga vjen dhe cilido që mund të jetë i përfshirë”.

Përgjimet e Ndrangheta-s/ Arben Kraja hesht, në emër të SPAK flet Taulant Balla

Bucci kujtoi angazhimet e Kreut të SPAK, Arben Kraja në marrëveshjet e nënshkruara me prokurorin kombëtar të Antimafias Federico Cafiero De Raho, madje paralajmëroi se “së shpejti do të ketë zhvillime të rëndësishme”, ndërsa zbuloi se ka përgjime të tjera.

“Janë bërë publike disa përgjime, por jo të gjitha. A do të ketë të tjera? Kjo do t’u takojë dy prokurorëve, sepse e marr me mend, që do të ketë një vazhdimësi të hetimeve këtu dhe kjo është arsyeja për të cilën dy prokuroritë janë duke bashkëpunuar” – tha ambasadori italian, duke folur me një gjuhë të koduar përmes hamendësimeve.

Realisht, kreu i SPAK, Arben Kraja ka hezituar të vërë në lëvizje Strukturën e Posaçme Antikorrupsion për veprimtarinë e Ndrangheta-s në Shqipëri. Menjëherë pas publikimit të përgjimeve, burime nga SPAK u thanë gazetarëve se prokurorët do të viheshin në komunikim me prokurorët italianë. Dhe vetëm kaq.

Nuk ndalen kullat në Tiranë, Erion Veliaj pesëfishon sipërfaqen e dhënë për leje ndërtimi

Mënyra si vepruan prokurorët e SPAK, në rastin e përgjimeve të Ndrangheta-s u krahasua menjëherë me mënyrën se si vepruan paraardhësit e tyre të Krimeve të Rënda në rastin e hetimeve të ish Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Sapo dolën përgjimet për Tahirin, prokurorët e Krimeve të Rënda regjistruan një procedim penal dhe nisën letër-porositë në Itali dhe në Greqi për t’u informuar zyrtarisht mbi udhëtimet e Saimir Tahirit jashtë vendit. Ata kërkuan edhe dosjen nga Italia për ta përfshirë në hetimet për trafik ndërkombëtar të drogës.

Ndryshe nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, SPAK ka vendosur që thjesht të komunikojë me prokurorët e Antimafia-s. Në këtë situatë, ambasadorit i mbetet vetëm ta marrë me mend vazhdimësinë e hetimeve në vendin tonë.

Përgjimet italiane/ Tre gafat në mbrojte të propagandës rilindase

Ndryshe nga sa flet ambasadori italian, mbi kreun e SPAK ka një presion tjetër që vjen nga qeveria. Në përgjimet e Antimafias përmendet ryshfeti për 20% i lejeve të ndërtimit në Tiranë dhe sekserit të Ndrangheta-s i ofrohet mundësi investimi në kulla në qendër të kryeqytetit. Për këto, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka quajtur “çudira” dhe “shpikje” që dalin para zgjedhjeve.

Akoma më kategorik ka qenë kryeministri Edi Rama. Sipas tij, kjo çështje e ka marrë përgjigjen nga vetë Antimafia, që në konkluzionet e hetimit doli në përfundimin se sekserët e Ndrangheta-s nuk shkuan më tej se ngritja e një dyqani në Tiranë.

“Marrja e këtij llumi dhe servirja e këtij llumi si ushqim për shqiptarët, netëve të gjata të mehjaneve televizive dhe ditëve të gjatë të kërkesës për klikime dhe spektakël është turp, që i mëshiron më së miri ata të cilët i ushqejnë këto lloj qasjesh. Janë të njëjtët dhe që priren t’iu ‘bëjnë nënën këtij vendit’. Kjo është një marrëzi e pashoqe. Flasin ca italianë, përmendin disa njerëz, imagjinojnë investime. Nuk ka asnjë fakt. lidhje, provë. Dhe këtu ngrihet një tymnajë e neveritshme. Dhe unë realisht nuk kam asgjë për të thënë për këtë. Merreni të gjitha ato mijëra faqe dhe pijini lëngun. Kjo për mua është një provë spektakolare e katandisë së opozitës dhe të mediave. Nuk e imagjinoj dot që të merret kohë nga koha e njerëzve për t’iu hedhur në fytyrë këtë lloj gjelle kuturbuese budallallëku dhe poshtërsie. Ç’të të them: që nuk i njoh këto njerëz dhe s’kam takuar asnjë? Është e kotë. Të të them që nuk funksionon kështu me mua, është gjithashtu e kotë. Është një mënyrë më e ulët se s’ka për të kërkuar avantazhe duke ‘ia bërë nënën këtij vendi’ përsëri, si gjithmonë. Në vend të informacionit bëhet dizinformacion”, u shpreh Rama duke dalë kundër hetimit të çështjes.

Zbulohet dokumenti/ Antonio Gallo i Ndrangheta-s përfitoi fonde publike në Tiranë

Qartazi, pozicioni i kryeministrit Rama bie ndesh me atë të ambasadorit italian Fabrizio Bucci, i cili gjatë intervistës për Euronews Albania ka lënë të kuptohet se dosja ka ende materiale për veprimtarinë e Ndrangheta-s në Tiranë.

Për herë të parë, në provë është kredibiliteti i SPAK përballë atyre që e krijuan dhe e mbështetën si strukturën më përfaqësuese të drejtësisë së re. Qeveria në njërën anë dhe ndërkombëtarët në anën tjetër. Mbetet për t’u parë se kujt do t’i binden prokurorët e drejtësisë së re.©Lapsi.al



36 Comments

  1. E kuptuat tani? Mesazhet kane kod brenda. Bushati e dekodoi mesazhin.
    Spak duhet te hetoje per dyqanin e Ndraghetas ne Tirane ku qeveria bleu 400 000 leke rroba e kepuce.

    Pastrim i moth parje mer jahu.

    1. Nga pergjimet ne Itali u denua Saimir Erdogan Tahiri ,po ashtu ministri tjeter i mbredshem Ish hetuesi Xhafaj me bella e te denuar 7 vjete burg , tani e rradhen Padrinoja Edvin Kristaq Bastardi

    2. Per “dyqan” foli naltmadhnia! Puna eshte se ti muk i sheh kullat se ti ka zene syte fjala e tij!
      Ty tu shofte emri e mos na fol si tironc(si lali) se ti qe flet keshtu vec tironc nuk je!

    3. O i “paemer” qe te ka humb emri, e qe na perdor shprehje garipash “mer Jahu”, a jeton ti ne Shqiperi? Po pse o i “paemer” nuk i hap syte e te shikosh se ç’behet aty ku jeton? Nuk e di ne se ke degjuar per Sidromen Stockholm, ne se jo, kerko be Googel dhe do ta gjesh veten si viktime e kesaj sidrome, ti dhe shume te tjer ne Shqiperi.

    4. Mos u beso komunisteve, se te kane genjyer 50 vjet, plus 8 te tjera me Ramen. Mbase je edhe ti komunist, meqe nuk shikon dot se cpo te ben Rama perdite

  2. Që në momentin kur SPAK nuk hetoi çështjet e votave në Dibër dhe Durrës dolën hapur që janë vegël e Ramës dhe partisë.
    Kto po sillen si Adriatik LLalla, që deklaronte çdo 3 muaj bashk me ambasadorët që do kapnin peshq të mëdhenj.

    Ramën nuk e ka lënë mendja të lejojë SPAK-un të sjelli dosjen në Shqipëri e të nisi hetime, do ishte vetvrasje për të dhe morrin e bashkisë.

    Një zgjidhje është nëpërmjet të atyre pak gazetarëve të lirë dhe rrjeteve sociale që të ushtrojnë trysni dhe të bëjnë çmos që kjo të çështje të mos harrohet nën mjegullën e propagandës.
    Pasi kjo fllucka e ndërtimeve një ditë do plasi, sa më vonë të ndodhi aq më keq do jetë.

    anti-Mafia nuk duhet të mbajë shpresat te strukturat tona duhet ti kryeje vetë ato hetime, të hetojë të gjitha kullat, blloqet e pallateve, inceneratorët dhe PPP….

  3. Do daln Fakte te tje nga pergjimet po ad,gje nuk do behet jan pergjime pa autorizim te gjukates shqipetare jan ne shkelje te kushtetuse do thon analiza behet ne top Chanel
    Keshtu mbyllet dhe kjo si te parat

  4. Ju kerkoni drejtesi nga bythqirat komunista dhe bijte e tyre dale nga incesti?
    Copat e mishit te shkruajne te zeri i popullit.

  5. Tmerri i ‘dites se katert’ Edi Mortjes do t’i vije nga jashte!
    Pastaj do ta shohe se sa zgjat cudia…

  6. si do tja beje shoku dritan hila me shoqen rudina xhunga tani , se ai tha qe prokurori qe po heton ceshtjen eshte nje njeri pa vlere

  7. Që janë vegla të Ramës dhe Ps as që diskutohet.I lënë gjërat zvarë deri në zgjedhje.Po fitoi Pd do hetojnë dhe po fitoi Ps do ti mbyllin hetimet!!Kështu kanë ngrënë gjithmonë drejtësia sepse janë të varur nga politika sidomos nga Ps.Të shohim pas zgjedhjeve!!!

  8. “Angazhohem që brenda 4 viteve, çdo familje do të ketë të paktën një tablet, leptop ose një kompjuter në shtëpi”, tha Basha.

    “Çdo dhomë e juaja bëhet me një kompjuter, nuk po them pentium 4 por pentium 3 dhe pentium 2 me 100%”, tha Berisha.Ja prisni te vij salihu dhe luluja qe të bejne drejtesi,keta qe kane vrare popullaten per qefin e pushtetit të tyre duroni shpellkare se padroni i Trustit te Geshtenjave Klanit me mafioz ne shqiperi te udhehequr nga salih karaxhic berisha

    1. ky komenti jot zotrote cfare lidhje ka me artikullin e mesiperm , apo te ka thene endri dhe tyve te shkruash dicka

  9. Dua të falënderoj Presidentin Meta, Kryeministrin Rama dhe Ministrin Peleshi për pritjen e tyre sot. Patëm një diskutim të shkëlqyer mbi mënyrën se si mund të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ndërtuar gatishmërinë dhe ndërveprimin tonë nëpërmjet stërvitjeve të ardhshme ushtarake të SHBA, me ushtarë shqiptarë dhe në tokën shqiptare.Pse ambs amerikane nuk e ka permendur emrin e lulzimes ne takimin ne presidence,si thoni o Shpellkare te salihut

    1. O kari lales, publiko emer dhe mbiemer po ta mbajti se ta bej shpell ate qe ke nga pas, e ste merr me malli as te dhjesesh. Ti duhet te jesh komunist bythqire, pra rilindas

    2. He pra pse nuk e kane permendur emrin e Lulzimes??? Hmmmmm…. Ka mundesi qe kane harru me te pyt ty. Komentet e tua si 7 te 13 o torrovol. Po nejse, vazhdo copy-pastet se e kuptoj eshte sufllaqja e dites qe te mban gjalle:)

      Hej, dhe shko futi nje qepje sumes se te eshte bere si shpella e dragobise:)

  10. Un jam e verteta
    Ka ardhr koha per nje demokraci te drejtperdrejt.
    Gjithe drejtimi kombetar e boteror eshte i qelbur, i futur ne daren e elitave te cmendura qe kane arritur kulmet e zoterimeve,te kontrollit mbi njerezit mbi resurset boterore .Me cmendurine e tyre jane kunder te dobeteve ,te pamundurve,familjes edukimit te shendetshem, te jetes se shendetshme ,familjes dhe besimit.Jane te cmendur se bejne jete te cmendur e duan te na imponojne cmendurite e tyre due ndryshuar mendimin ,duke kyqur emocionin ,duke shterre shpirtin e trupin dhe jeten nen driten e Zotit.
    Me pushtetet qe Zoti m,i ka besuar un u them gjith ketyre te cmendurve: Jeta juaj e paprincipe ju ka cuar shume larg bashke me frikerat tuaja.!
    Mbani mend cfar ju them:Do te shkermoqeni ne cdo pushtet dhe jo pas vdekjes suaj por sa jeni ne kete toke qe e bete pleh si vete jeta juaj!
    Nuk do te ngjitem te Ati Im pa ju vene poshte te gjitheve ju qe shkaterruat boten e jeten njerezore.
    Mbajeni mend !
    Une JAM

    1. Futja pordhës, të dobtit e të varfrit në të sëmës ju qoftë se ju vjen mirë të hiqen si viktima.

      U shoftë rraca e të dobtëve e të varfërve.

  11. Ku esht drejtesia e Rilindjes qe e pompoi mbar opinionin se ne bejme shtet, ne do bejm reformen ne drejtesi qe se ka bere gjithe bota.,he more ka apo s ka drejtesi. Qa thote Taulant Cerriksi.

  12. Kujdes o Bushat se po u publikun te gjitha keta jan te gjith per burg. keta te gjith kan bashkepunuar, pavarsisht ca partie jan. ngelemi pa politikan fare pastaj. hahaha

  13. Rama sot ka urdheruar :
    “Drejtesia e re do te filloje kur te dua une dhe si te duam ne”

    Nje mesazh I paster Mafioz per SPAK

  14. Spak te hetoje biznesment qe u dalin ne pergjime. Ata hapen menjehere se dudn te mbrojne pronat e tyre.
    Ata jane lidhja mes Ndarghetas dhe politikes

  15. Vodhi 230 milionë euro, shpëtoi se ishte me diarre’/ VIDEO kur Vasili i LSI-së kërkonte hetimin e Bashës për skandalin me Rrugën e Kombit,ja ky eshte njeri nga të mafjas italiane ne politikan shqiptare

  16. SPAK duhet ta kete hak kete lloj plonci qe ka plas. Po ku te len Edi Rama me hetu pasi atij i dalin lidhjet dhe perqindjet qe ka tek KASTRATI. RAMA – VELIJA – BEN AHMETAJ OSE NDRYSHE TIGRI kane pjese ne te gjitha investimet e kastratit.

  17. O njerez te paditur, SPAK nuk do merret me vogelsira si lidhjet e Qeverise e Bashkise me krimin

    e me Ndrageten e thash e m’the, se ka ceshtje te tjera me te rendesishme per te hetuar si psh

    ata qe duan te korruptojne policet me 5 mije leke. A e dini more se cfare krimi i rende eshte

    ti ofrosh policit 5 mije leke per ta korruptuar, apo te marresh siriane ne makine nga Korca ne

    Shkoder per te mbush vendet partnere me emigrante ?

  18. Një opozitë që në vend të një reformë zgjedhore, u rikthye tek logjika e numërimit të votave nga PD e PS.

    Por asnjë nga këto zhvillime, nuk është analizuar nga zhurmëmëdhenjtë e paneleve të darkës.

    Kurse tani për listat del e thonë se është “ekip i shkëlqyer”.

    Po ky ekip nuk erdhi, thjesht ishte aty. Më shumë risi ka LSI-ja që ka marrë fëmijët e ish-gjykatësve e prokurorët që u rrëzuan nga vettingu, me shpresën se do të votohen politikisht nga ata që janë dëmtuar prej reformës në drejtësi.

    Jo po nuk shahet opozita se ajo s’ka gjë në dorë, thonë. Po tani që s’ka gjë në dorë Luli, shiko se ç’bëri, habiti miletin me një llotari eleminimi alla Big Brother e në fund vendosi siç deshi. Imagjinoni se ç’do bëjë të marrë qeverinë, së bashku me Berishën dhe Metën.hani mut të vaksinuar të salihut o shpellkare të lapsit

  19. Fakti që Fatos Nano sulmoi Sali Berishën dhe Ilir Metën, dhe jo Lulzim Bashën, nuk duhet të përbënte shqetësim për opozitën, pasi ata thonë kemi Lulin kandidat për kryeministër. Ai nuk tha asgjë të keqe për Bashën e në këtë aspekt, as kishte pse ngjallte kaq histeri opozitare.

    Arsyeja reale është se intervista e Fatos Nanos provoi se kush është opozita reale, kush po tenton të vijë në pushtet dhe pse opozita nuk e fsheh dot të shkuarën e saj kriminale.

    Për herë të parë në historinë e tij Fatos Nano i ka bërë Sali Berishës sulmin më të strukturuar nga pikëpamja intelektuale, politike dhe njerëzore. I ka kujtuar se prej sa erdhi në pushtet në vitin 1992, vdiq si intelektual dhe u kthye në një përndjekës ordiner i rivalit politik, duke u kujdesur për çdo detaj për arrestimin e tij, burgosjen, persekutimin, linçimin, deri tek dramat familjare.

  20. Hahahaaa .pun shqiposh gjell qensh. i ka cu ofelia bukur formularin e deklarimit te pasuris ndragetisteve??!! jo! epo lejeni spakun e kimetes rehat se eshte me brek neper kembe. ….ka shum pun… ndoshta dhe i kan rene fare..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *