• |
ide | kryesore

Nano sulmon fort Metën: Ka të 7 mëkatet e Biblës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Fatos Nano nuk i kurseu akuzat për Presidentin Ilir Meta për të cilin tha se është një njeri që i lë punët në mes dhe të vë stërkembëshat. Në intervistën në Tv Klan, Nano tha se Metës i ka dhënë mbështetjen më të madhe, por ai gjithmonë e kishte tradhtuar.

“Nuk kam asnjë raport sot. As fizik asgjë. Fare. Dhe nuk më mungon. Sepse Ilir Meta është një nga përfituesit e mëdhenj të mbështetjes time. Unë thashë nga ata që kam mbështetur, nuk është thashë se është bërë vetëm nga mbështetja ime.

Është një nga përfituesit më të mëdhenj. Qysh nga FRESSHI, nga qeveria e parë, Komiteti i Partisë të Tiranës, i dhashë degën e partisë së Tiranës të tregojë. Të gjithë thonin se është rivali i Nanos, por filozofia ime ishte të integroja dhe ata që mendonin ndryshe.

E deri tek qeveria e fundit. Ilir Meta u bë kryeministër në 1999, pas një marrëveshje me mua. Dhe mbeti i tillë deri kur dha dorëheqjen 2002, sepse kemi Pandin që nuk të lë të gabosh se ai vjen mbrapa.

Ai mendoi se bashkë me krizën energjetike do hante dhe kokën e Fatos Nanos. Pra sapo ishte marrë vesh që do të vazhdonte drejtimin e qeverisë, kur papritur më thotë ‘e deshe merre mbaje me gjithë krizë’.

Kaloi sa kaloi dhe erdhi prapë tek zgjedhja e Moisiut. Në një mënyrë apo në një tjetër më afroi me Berishën dhe më afroi me Metën. Dhe bëmë marrëveshje për të hyrë bashkë në qeveri.

Meta ka pasur gjithmonë planin B në mendje. Ka qenë inaktiv, sikur nuk ekzistone në qeverinë e 2002-2005. Iku në 2003, nuk merrte pjesë në diskutime, ka folur vetëm njëherë kur blemë ambasadën tonë në Athinë.

Plani B ishte ai paralajmërova që në fillim Ilirin, “Ti e ke zakon që të lë në mes të rrugës dhe të fut stërkembëshat”. Jo e kam seriozisht këtë herë më tha. Ky ka qenë plani B, që të ndërpriste punët e qeverisë në mes.

Më lerë ta mbyll kapitullin e Ilir Metës, duke të thënë që nuk ka politikan tek i cili unë shoh pjesën më të madhe të mëkateve, të 7 mëkateve kapitale, është Presidenti i sotëm. Të 7 mëkateve të biblës, ligësia, grykësia…” – tha Nano. ©LAPSI.al



15 Comments

  1. Kush e mban mend ne vitet 90-te ne Tirane , tek nevojtoret publike rrinte dikush qe

    i pastronte ose bente sikur i pastronte dhe per kete sherbim merrte shperblimin nga

    “klienti” i radhes. Se me ke me ngjasuan ata pastrues sonte……

  2. Te gjithe,ca jane me origjine nga malet, pa fushepamje ne horizont dhe pa toke bujqesore mjaftueshem qe te mbanin familjet e kane ne gen te jene te pabes.

  3. Kumarxhiu keq sa ishte Sali Berisha ne pushtet mbante anen e qeveris .ky per lek i shet edhe ate kurven e selanikut

  4. Gazetari i Klanin ka mare persiper riciklimin e mbeturinave te Shqiperise. Lexoni me kujdes fjalimin e ketij malli “gab” une i dhashe, une e bera, une e gjeta, une e vura. Mentalitet primitiv nen nje lluster “moderniteti” te nje klase politike me rrenjet ne diktaturen komuniste e paafte dhe barbare. Fatkeqesishte pothuajse kjo eshte klasa politike shqiptare, moderne ne dukje e barbare ne thelb!

  5. Gjate gjithe historise se njerezimit, jane pikerisht kurvat qe te bejne moral sa here u jepet mundesia!

  6. Po ky sikur u ofrua shofer personal I Ilirit para ca kohesh! E kemi pare te gjithe, me ze dhe me figure! Nuk I kishte 7 mekatet Iliri ato dite,apo Nano nuk ishte shuguruar ende prift?!….

  7. Mekatin me te madh qe nuk e lan edhe sikur te shkosh ne rrethihjn e nente te Ferrit e ke bere ti

    qe i le Shqiperise si peshesh kete monster tek i cili po jargavitesh per ndonje “lemoshe Miliona euro”

    per ti lene kazinove te Vjenes.

  8. Ku i gjen eurot qe le çdo fund jave ne Kazinote e Malit te Zi !
    Pafund para,me Engjell Agaçin ?!
    Shikoni sistemin TIMS dhe o vertetohet 100% kjo qe po u them !
    Ose beni nje foto,kur te dale nga Hotel Plaza,me sakte nga Kazinoja e cilit eshte ??!?!?!?

  9. EMU ESHT E VERTET LUFTA FETARE KA FILLUAR FOLI 2 ORE NANOVIÇI E SULMOI SALIUN METEN ,DHE PELQESHI RAMIZIN QE I DHA PARTIN E PELLUMIN

  10. Eh more shoku Fatos , e shkele me kembet e tua dhe ate pak dinjitet qe te ka ngelur o lumemadh . Ju jeni nje kopje te gjithe te ajo parti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *