• |
ide | kryesore

Rriten frikshëm shifrat me Covid në Shqipëri, 1052 raste të reja, 14 jetë të humbura

Arkiva, Lajme, Të fundit



COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3974 testime, 585 të shëruar, 1052 raste të reja dhe 14 humbje jete në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19. Janë kryer 3974 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1052 qytetarë Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

486 raste në Tiranë, 73 në Vlorë, 48 në Durrës, 43 në Fier, 35 në Sarandë, nga 26 raste në Shkodër, Lushnje, 22 në Berat, 21 në Kukës, 20 në Krujë, nga 19 raste në Elbasan, Lezhë, 17 në Kamëz, nga 15 raste në Kurbin, Mallakastër, nga 11 raste në Korçë, Gramsh, Kuçovë, nga 10 raste në Gjirokastër, Delvinë, 9 në Shijak, nga 8 raste në Mirditë, Tepelenë, nga 7 raste në Pogradec, Ura Vajgurore, nga 6 raste në Divjakë, Dibër, Malësi e Madhe, nga 5 raste në Peqin, Memaliaj, nga 4 raste në Kavajë, Përmet, Vau i Dejës, nga 3 raste në Pukë, Bulqizë, Himarë, Kolonjë, Vorë, Cerrik, Poliçan, Këlcyrë, nga 2 raste në Has, Malësi e Madhe, Skrapar, nga 1 rast në Devoll, Tropojë, Librazhd, Patos, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 585 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 49,543 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 408 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 14 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 7 qytetare nga Tirana, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Korça të moshave 56 -87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (4 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore 1052

Të shëruar në 24 orë 585

Të shtruar në spitale 408

Humbje jete në 24 orë 14

Testime ditore 3974

Testime totale 373,132

Raste pozitive 81,993

Raste të shëruara 49,543

Raste Aktive 31,032

Humbje jete 1418

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 17657

Fier 2632

Durrës 1718

Shkodër 1531

Vlorë 1528

Elbasan 1393

Lezhë 1073

Korçë 997

Berat 947

Gjirokastër 653

Kukës 487

Dibër 416



4 Comments

    1. TAMAM KESHTU ESHTE . PO MASKAT PSE I MBAJME KUR NUMRI RRITET ?ATO NUK PO JAPIN EFEKT? PO GJOBAT PSE I VINI? PO KLUBET PSE I LINI HAPUR . EDHE UNE MENDO SE KJO ESHTE LUJE E SEKTIT MAVI

  1. Me kete ritem(po te jete e vertete) ne 2022 nuk do te mbesin as 2miljon shqiptare. Turp, TURP jemi 2.8 miljon banore e nuk jemi ne gjendje te blejme vaksinat. Sikur 10% te parave te vjedhura nga politikanet, biznesmenet e oligarket do te bliheshin vaksinat. Kush e can koken per popullin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *