• |
ide | kryesore

Angelina Jolie: Jam e bekuar që kam fëmijë nga kultura të ndryshme

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja Angelina Jolie është shfaqur në numrin e ri të revistës “British Vogue”.

Revista ka fotografuar aktoren në shtëpinë e saj teksa  po zhvilloheshin zgjedhjet në SHBA.Në foto Jolie shfaqet duke ndjekur zgjedhjet presidenciale bashkë me katër fëmijët: Vivienne, 12 vjeç, Zahara, 16 vjeç, Shiloh, 14 vjeç dhe Knox, 12 vjeç.Jolie, e cila është nënë edhe e Maddox dhe Pax,  u shpreh se ndihet e bekuar që fëmijët e saj janë të kulturave të ndryshme.“Ata janë nga e gjithë globi. Mad është nga Kamboxhia, ajo është shtëpia e tij, por ai është edhe qytetar amerikan. Për të është e rëndësishme të shkojë atje, gjithashtu edhe për motrat e vëllezërit e tij. Jemi shumë të bekuar që kemi një familje me kultura të ndryshme. Kështu po mësojmë nga njëri-tjetri”,tha Jolie.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *