• |
ide | kryesore

‘Brit Awards 2021’ shtyhet për në maj

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi është zbuluar se mbrëmja  muzikore e ndarjes së çmimeve në Mbretërinë e Bashkuar, Brit Awards, nuk do të zhvillohet këtë muaj.

Për shkak të pandemisë, ndarja e çmimeve Brits është shtyrë për të martën e 11 majit dhe do të transmetohen drejtpërdrejt në ITV.“Ne e kemi marrë këtë vendim pasi jemi konsultuar me industrinë e muzikës dhe partnerët e shfaqjes Mastercard, ITV dhe AEG. Së bashku me shumë konsiderata sigurie dhe logjistike të organizimit të një ceremonie të madhe çmimesh në shkurt për ata që organizojnë ngjarjen si dhe të ftuarit, ne besojmë se kjo lëvizje do t’u japë një mundësi më të drejtë të gjithë artistëve, si dhe sigurimin e një përzierje të madhe mes super yjeve vendas dhe atyre globalë që marrin pjesë çdo vit dhe interpretojnë në shfaqje.Ne duam të sigurohemi që Brits jep nivelet e jashtëzakonshme të prodhimit, performancat e super yjeve dhe ekzaltimin e drejtpërdrejtë që e bëjnë atë natën më të madhe në muzikë.”, u shorehën organizatorët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *