• |
ide | kryesore

Del VIDEO/ Arrestohet në Belgjikë anëtari i bandës së grabitësve në Itali

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Arrestohet në Belgjikë një 30-vjeçar shqiptar, pjesë e një bande grabitësish në Itali. Së bashku me 3 persona të tjerë ai akuzohet se më 4 maj 2019 kishte grabitur dhe dhunuar një çift brenda një vile në San Lorenzo di Fiano Romano. Shqiptari u la në arrest me burg nga Gjykata e Rieti.

Mediat italiane që raportojnë rastin kanë publikuar edhe pamjet e grabitjes. 3 autorë të maskuar dhe të armatosur me pistoletë dhe një sëpatë u ngjitën mbi murin rrethues të vilës dhe shkatërruan sistemin e alarmit dhe bllokuan pronarin, i cili duke dëgjuar zhurmat, kishte dalë jashtë për të verifikuar se çfarë po ndodhte.

Nën kërcënimin e armëve, ata e dërguan burrin brenda, ku në prani të gruas së tij, morën një kasafortë të vogël me para dhe sende të çmuara me vlerë mbi 60 mijë euro dhe më pas u larguan.

Hetimet e karabinierëve çuan në identifikimin e banditëve, dy burra dhe një grua, të gjithë shqiptarë, të arrestuar në shtator të të njëjtit vit në fund të operacionit të quajtur “Colf”. Një vit e gjysmë pas ngjarjes jra në pranga edhe një person i katërt. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *