• |
ide | kryesore

Ekspertët në Britani tregojnë për një sëmundje tjetër që po shfaqet pas COVID-it, prek kryesisht fëmijët

-Instant, Lajme, Planet



Deri në 100 fëmijë në javë në Mbretërinë e Bashkuar po shtrohen në spital me një sëmundje të rrallë që mund të shfaqet disa javë pas COVID-19, duke i lënë ata në kujdes intensiv.

Sipas The Guardian, një fenomen që po i shqetëson pediatrit, 75 për qind e fëmijëve të prekur më keq nga sindroma inflamatore pediatrike me shumë sisteme (PIMS) ishin pakica e njerëzve me ngjyrë, ata aziatikë ose nga pakica etnike (BAME). Pothuajse katër në pesë fëmijë ishin në fillim të shëndetshëm.

Kur PIMS u shfaq në valën e parë të pandemisë, kjo shkaktoi konfuzion midis mjekëve, shqetësim midis udhëheqësve të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS) dhe alarm midis prindërve.

Fillimisht mendohej se ishte sëmundja Kawasaki, një gjendje e rrallë që prek kryesisht të porsalindurit dhe foshnjat.

Mirëpo, PIMS është e njohur si një sindromë e veçantë, e re post-virale që një në 5,000 fëmijë e merr rreth një muaj pas COVID-19, pavarësisht nëse kishte simptoma.

Sëmundja shpesh përfshin skuqje, një temperaturë deri në 40 gradë Celsius, presion të ulët të gjakut në mënyrë të rrezikshme dhe probleme të barkut, dhe në raste serioze simptomat janë si ato të shokut toksik ose sepsës së mundshme fatale.

Dy fëmijë mendohet se kanë vdekur nga PIMS që nga fillimi i pandemisë.

Derisa specialistët nuk besojnë se sëmundja është rritur në frekuencë në lidhje me rastet në komunitetin e gjerë, numrat janë më të lartë se në valën e parë, derisa spitalet thuhet se kanë pranuar deri në 100 të rinj në javë gjatë valës së dytë, krahasuar me rreth 30 në javë në prillin e kaluar.

Mes 12 dhe 15 fëmijë besohet se janë sëmurë çdo ditë nga fillimi i muajit janar. Rastet janë shfaqur në shumë vende, por shumica kanë qenë në Londër dhe Anglinë jug-lindore, zona ku varianti i ri i Kent solli një rritje të mprehtë të infeksioneve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *