• |
ide | kryesore

Gjyqi i Senatit/ Donald Trump refuzon kërkesën për të dëshmuar

-Instant, Lajme, Planet



Avokatët e ish-Presidentit Donald Trump hodhën poshtë të enjten një kërkesë të demokratëve për të dëshmuar në gjyqin e Senatit ndaj tij mbi akuzat për nxitje të rebelimit lidhur me sulmin e ndaj Kapitolit më 6 janar. Anëtarët demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve akuzojnë zotin Trump se nxiti rebelimin kur u bëri thirrje përkrahësve të tij të “luftonin” kundër humbjes së tij në zgjedhje para se të sulmonin Kapitolin.

Pesë persona vdiqën, përfshirë një oficer policie të Kapitolit.

“Presidenti nuk do të dëshmojë në një proces antikushtetues”, tha këshilltari i zotit Trump Jason Miller për agjencinë Reuters. Në një letër të hapur, avokatët e zotit Trump, Bruce Castor dhe David Schoen, e quajtën kërkesën një “lojë të marrëdhënieve me publikun”./VOA



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *