• |
ide | kryesore

Grabitje në Kavajë/ Përplasen me autorët, lëndohet 13-vjeçari dhe një grua

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Rreth orës 20:00 të kësaj të premteje, në fshatin Karpen të Kavajës ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Sipas policisë dyshohet se 3 persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin në banesën e B.G., 70 vjeç, por janë diktuar dhe kanë hasur në rezistencën e familjarëve.

“Për pasojë është lënduar shtetasi A.G, 13 vjeç dhe shtetasja R.G., 47 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Autorët nuk ka mundur të realizojnë vjedhjen dhe janë larguar me shpejtësi.

Shërbimet e policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijon me shërbimet e shtuara krehja e zonës për kapjen e autorëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sigurimin e çdo prove që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *