• |
ide | kryesore

Kërcënohet me jetë shefi i krimeve në policinë e Gramshit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kërcënohet me jetë ish-shefi i sektorit të lëndëve narkotike në drejtorinë e Elbasanit, Sokol Novaku. Në numrin celular të policisë që ai mban i ka mbërritur një mesazh kërcënues nga një person ende i paidentifikuar. Në mesazhin e dërguar ndër të tjera shkruhej: “..Do të bajm ushqim për derra, ty me gjithë familjen, do të djegim të gjallë. Kena për të q* robt, i ke ditët e numërume.”

Rreth 10 ditë më parë ai u transferua shef krimesh në komisariatin e policisë Gramsh. Me parë ka qenë Shef i komisariatit numër 2 në Tiranë. Në drejtorinë e Policisë Elbasan ai u emërua shef i sektorit të narkotikeve dhe qëndroi 4 muaj.

Ka qenë vetë Novaku i cili ka depozituar 2 ditë më parë në Prokurorinë e Rrethit Elbasan kallëzim për kërcënimin e marrë. Në lidhje me kërcënimet e marra në drejtorinë vendore të policisë Elbasan në bashkëpunim të ngushtë me prokurorinë e rrethit është ngritur një grup i posaçëm hetimor. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *