• |
ide | kryesore

Ramës i duhet Basha dhe Meta për tu dukur si e keqja më e vogël

2, Arkiva

Afrimi i i zgjedhjeve të 25 prillit ka filluar të prodhojë nervozizëm në sferën publike shqiptare…. Të shumtë janë ata që shqetësohen se një mandat i tretë i Ramës do të çojë në vendosjen e diktaturës në Shqipëri. Për këta zëra, nëse Rama sot është autoritar, nesër, me një mandat të tretë, do transformohet në diktator të tipit Erdogan.


Është një shqetësim i arsyeshëm. Një mandat i tretë për Ramën nënkupton shkatërrimin politik të opozitës PD-LSI. Nëse edhe sot opozita nuk arrin të kontrollojë dhe kufizojë pushtetin e Ramës, është e imagjinueshme se çfarë mund të ndodhë nesër.


E, megjithatë, shqetësimi i një diktature “Rama” bazohet në dy premisa të gabuara. Së pari, supozon se shkatërrimi i opozitës do të prodhojë forcimin e pushtetit të Ramës. Së dyti, i njeh Ramës një mbështetje të thellë popullore që ai nuk e gëzon.

Ideja se opozita është themeli i një sistemi pluralist përbën një nga konceptet bazë të teorisë demokratike, sidomos asaj të zhvilluar nga i famshmi Robert Dahl (Poliarkia). Problemi është se teoritë klasike e merrnin si të mirëqenë ekzistencën e partive politike që kanalizonin dhe përfaqësonin grupe të ndryshme interesi.

Ama, në ditët e sotme në Shqipëri, dhe përtej saj, partitë politike e përfaqësojnë gjithnjë e më pak shoqërinë. Jo rastësisht, ligjërimi antipolitik ka kulmuar edhe në demokracitë më solide të botës. Po të shikojmë sondazhet e fundit, shumica e elektoratit nuk identifikohen as me PD-në dhe as me PS-në.

Në këto kushte, partitë politike kthehen në organizma që u shërbejnë interesave të ngushta dhe kanalizojnë apo përfaqësojnë pak ose aspak interesat e grupimeve të gjera sociale. Në rastin konkret, PS, PD dhe LSI vështirësisht mund të kanalizojë apo artikulojë pakënaqësinë e gjerë shoqërore me korrupsionin dhe kapjen e shtetit pasi janë pjesë themelore e sistemit.

Nuk është rastësi që opozita nuk e gjeneron, por i bashkëngjitet protestës qytetare. Ky fenomen nuk ka të bëjë me paaftësinë organizative të liderit të opozitës, siç duan ta banalizojnë çështjen disa analistë. Ka të bëjë me faktin që opozita është pjesë themelore e sistemit politik, i cili prodhon korrupsion dhe kapjen e shtetit.

Në fakt, roli i opozitës është të legjitimojë pushtetin dhe anasjelltas. Në lojën e bipolaritetit, Ramës i duhet Basha dhe Meta se përballë tyre ai është pa dyshim e keqja më e vogël. Nuk është rastësi që Rama e bëri Metën President pasi e denoncoi si hajdutin më të madh të kombit.

Edhe opozitës i shërben një Kryeministër arrogant dhe shpesh jotransparent si Rama për të denoncuar kapjen e shtetit nga oligarkia. Është një sistem politik që mund të karakterizohet si “bashkëqeverisës dhe bashkëfajtor” po të modifikojmë pak shprehjen e famshme të Berishës mbi komunizmin shqiptar.

Por, nuk është vetëm opozita që vuan një krizë legjitimiteti. Popullariteti i Ramës është më i brishtë se sa duket. Nuk është çudi që Rama është më popullor në elektorat se Basha, Meta apo Berisha. Ama, kjo nuk do të thotë se Rama ka mbështetje të thellë në shoqërinë shqiptare.

Ndryshe nga Enver Hoxha, Sali Berisha i viteve 1990-të, apo nga Erdogani dhe Trump në ditët tona, Rama gëzon një legjitimitet politik të cekët. Nuk ekziston asnjë grupim social, klasor, krahinor, gjinor, fetar apo ideologjik që identifikohet thellësisht me Edi Ramën apo që ndihet thellësisht i përfaqësuar prej tij. Ndryshe ndodh me Erdoganin në Turqi apo me Trump në SHBA.

Ndërsa Trumpi dhe Erdogani përfaqësojnë ndarje të thella sociale sot, ashtu sikurse Berisha dje, Rama nuk përfaqëson asnjë grupim social solid. Ndaj, as në gjirin e PS-së nuk kemi Ramista që janë gati të sakrifikohen për Ramën siç kemi Trumpista sot, apo siç kishim Berishista dhe Nanoista dje.

Në këtë aspekt, Rama është një produkt mediatik më shumë se një produkt social, sikurse ka argumentuar me të drejtë analistja Belina Budini. Fuqia e tij buron nga dobësia e kundërshtarit dhe aftësia e tij menaxhuese dhe mediatike.

Ky aspekt i legjitimitetit politik të Ramës injorohet shumë në analizën publike, ku Rama shpesh krahasohet me Erdoganin dhe akuzohet si autoritar dhe diktator. Që Rama i ka të gjitha karakteristikat dhe dëshirën për të qenë diktator, nuk ka dyshim. Ama, diktatura nuk është një fenomen personal, por social.

Ndaj një mandat i tretë i Ramës ka shumë pak gjasa të prodhojë në vendin tonë një diktaturë apo sistem tejet autoritarist si rasti i Erdoganit. Së pari, shkërmoqja e opozitës do t’i heqë Ramës një mekanizëm të rëndësishëm legjitimiteti. Do ta përballë direkt me protestën shoqërore, të cilën nuk mund ta injorojë dhe përqeshë aq lehtë sa Monikën, Lulin apo Ilirin. Dhe jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende si SHBA-të ka qenë protesta shoqërore dhe jo opozita politike që ka prodhuar ndryshimin (mjafton të mendosh lëvizjen e udhëhequr nga Martin Luther King dje dhe Black Lives Matter sot në SHBA). Politikanët dhe analistët tanë elitistë kanë tendencën ta përçmojnë shoqërinë tonë dhe t’ia veshin arritjet e saj elitës.

Ata harrojnë se komunizmin nuk e hodhi as Azem Hajdari dhe as Sali Berisha. Ishin qytetarët e thjeshtë që ikën nëpër ambasada, ishin së pari minatorët e Valiasit me grevën e tyre të përgjithshme, dhe më pas studentët që e rrëzuan regjimin. Por kontributi i minatorëve dhe klasës punëtore nuk futet në studiot televizive, që çdo dhjetor përsërisin të njëjtin emision mbi rënien e komunizmit.

Pothuajse të gjitha momentet kur pushteti abuziv është frenuar apo rrëzuar, që nga 1997-ta deri te protestat kundër armëve kimike apo protestat më të fundit studentore, kanë qenë të udhëhequra nga shoqëria dhe jo nga elitat politike apo mediatike. Këto të fundit ose janë përpjekur t’i përdorin ose t’i zhvleftësojnë ato si të pamjaftueshme.

Në mungesë të një mbështetje të thellë sociale, në mungesë të një opozite të diskretituar që e legjitimon, skandalet dhe degradimi i natyrshëm i qeverisë Rama III me shumë gjasa do të prodhojë reagim të fortë social. Do të jetë pikërisht ky reagim social që do të krijojë hapësirën për daljen e forcave të reja politike.

Ndaj, një mandat i tretë i Ramës me shumë gjasa përbën hapin e parë në ristrukturimin kaq të vonuar të sistemit tonë politik. Që ky ristrukturim të prodhojë një regjim politik më demokratik dhe efikas duhet të shohim përtej pseudodebatit bipolar Rama-Basha/Meta që na ofron media, për të kuptuar ndryshimet strukturore që po ndodhin tek elektorati dhe shoqëria shqiptare.

Panorama/ Titulli origjinal:”Rreziku imagjinar i diktaturës “Rama”

27 Comments

  1. NUK E DI PSE , POR JAM SHUME DAKORT ME TY . KJO ESHTE LLOGJIKA E SAKT . O I LARGOJME TE GJITHE OSE DO TI KEMI PER DEKADA MBI KRYE KETO KERMA TE POLITIKES . RICIKLIM I TE KEQES ME TE VOGEL QE NESER DO JETE NJE E KEQE E MADHE PER TU LUFTUAR DUHET TE PERFUNDOJE NJE HERE E MIRE .
    ABSTENOJINI TE GJITHA KETO KURVAT E POLITIKES , MAJTAS DHE DJATHTAS . TANI ESHTE MOMENTI I NDRYSHIMIT , O TANI O KURRE ME . NESE NUK BEHET SOT ATEHERE PREGATISNI VALIXHET DHE ZHDUKUNI NGA KY VEND VAMPIRESH DHE PERBINDSHASH

      1. PIDHI I SATOM DHE E SATMOTRE O TE QIFSHA GJAKUN E KURVES O MILITANT PARTIE .
        LIBRIN E SHPISE KU TA KESH O SUFLLAQEXHI

  2. Rrotacioni shendosh demokracine dhe pike! Ju po doni te saldoni skizoidin ne pushtet. Te pakten mua keshtu me duket. Sepse njerezit po ikin perdite mor zoteri. Nga kush prisni reagim? Nga njerezit qe po ia mbathin nga syte- kembet? Te pakten beni thirrje qe njerezit te votojne, apo nuk te vjen zeri.

    1. Ik o sufllaqexhi partie . Rrotacioni shendosh demokracine kur ka demokraci dhe kur ka anarshi dhe sundim te kriminelevedhe injoranteve qe e mendojne ardhjen ne pushtet si menyren e vetme per te vjedh dhe per te sunduar . Kjo klase duhet shfarosur . Nese mendon se rrotacioni na shendosh minimalisht je nje naiv partie dhe normalisht nje idiot .

  3. Fatos Nano, i ka parë të gjitha rreziqet e burgosjes dhe të ekzekutimit (te vetja a te shokët), njësoj si Fucik, dhe prandaj tha atë që tha dje. Jemi prapë në një pikë të vrullshme: Nga njëra anë vrullon puna ndërtimtare e njerëzve normalë, e në anën tjetër po vrullon histerizmi i atyre që e kanë djegur vendin dy a tre herë, që ia kanë zhytur pronën dhe Drejtësinë, që ia kanë tharë shpirtin, siç tha vetë Nano, me ‘shtatë mëkatet më të mëdha të Biblës’. Këtu, sapo hyri viti 1992, u shkatërruar gjithë ekonomia e ndërtuar për katër dekada; këtu u ndërtua ligji më konfiktual i botës mbi pronën (7501), këtu u ngrit Drejtësia e plepave me servilë, xhahilë dhe injorantë; këtu shteti hyri në krimin e kontrabandës; pastaj në krimin e vrasjes së kundërshtarëve; pastaj plaçkiti djersën e njerëzve përmes skemave piramidale; pastaj ndezi luftën mes individëve dhe mes krahinave ku u vranë e u zhdukën mijëra brenda vitit; u pushtuan zyrat qeveritare dhe u bënë grushte shteti si në Burma dhe u instalua herë pas here terrorizmi politik; qeveria u kap në korrupsion të hapur dhe pas kësaj qeveria vrau protestuesit kundër korrupsionit; 26 të pafajshëm në Gërdec u dogjën si në ferr nga qeveria e korruptuar; këtu u sulmuan me armë institucionet e shtetit dhe paqja e njerëzve; këtu u bënë ‘tramte’ me të huajt duke i falur territore nga atdheu për disa privilegje politike, këtu në post- diktaturë u bë e keqja që mbuloi diktaturën e parë….Jo po njerzit do qendrojne si ty mbrapa salihut e likes o shpellkar Re Bo

    1. O kar rilindas!
      Ajo drejtësia e plepave ka qen[ 1000 herë më e ndershme se SPAK dhe reforma në drejtësi.

      Kriminelë në parlament, në bashki e në postet kyçe në administratë, , hashashizimi i të gjithë Shqipërisë, kthimi në qendër botërore të trafikut të kokainës dhe pastrimit të parave, 2 ministra të brendshëm me lidhje me trafikun e drogës, largimin e 400 mijë shqiptrëve , rritjen e borxhit publik nga 65% në mbi 90%, borxhet ndaj Bechetit e të tjerë që do të dalin më pas, mosrritja e pagave as sa 10% në 8 vjet, mbushja e administratës me injorantë me diploma të blera apo part time e tj etj, ky është një pjesë e vogël e bilancit të rilindjesmafiozo-komuniste.

      26 prilli me hir a me pahir do të ta qijë mamin kurvë ty e të gjitha kurvave parazite që ju mbajmë me taksat tona.

    2. Cfare thu mer kar. Ekonomi kater dekadash qe ishte atrofizu komplet dhe ishim nga tre vendet me te varfra ne bote. Komunistat e kan djeg ate vend dhe do vazhdojn ta djegin se ky si popull e ka komunizmin ne kromozom. Po edhe ti komunist mamqir qeke keshtu qe shko lepija pak atij te gjatit se ai vje hakut ju se vetem me dajak merrni vesh. Fare e keqe.

  4. O Bushat çfarë borxhi i keni këtij langaraqi që jeni të detyruar ti botoni të tilla fëlliqësi, që janë krejt e kundërta me qëndrimin tuaj korrekt si portal?

    1. O antikomunisto, po te them nji sekret.
      Sali Berisha ka qene anetar partije qe prej 1967’s dhe 15 vjetet e fundit para 1990 i ka kalu si sekretar i PPSH. Pastaj u gdhi antikomunist.

      1. Po të them edhe unë një “sekret”.
        Gjatë 45 viteve të diktaturës enveriste, dilnin në rrugë të detyruar nga drejtuesit e institucioneve qindra mijë shqiptarë duke brohoritur “Rroftë partia e Punës me në krye shokun Enver”.
        Po a thua se të gjithë ata e kishin megjithë shpirt ate dashuri për diktatorin ?
        Jo më gjithë ajo turmë e madhe e njerëzve të thjeshtë e detyruar me dhunë, e kishin kuptuar që ishin kthyer në skllevër, por edhe shumë “sekretarë partie”, në biseda intime në rrethe të ngushta familjare e shoqërore, kishin filluar ta urrenin kriminelin diktator.
        Se sa i madh ishte grumbullimi i urrejtjes për diktatorin, u pa me demostratat e fuqishme të studentëve të dhjetorit.
        Nuk është “sekret” të themi se pjesa dërmuese e studentëve,vinin nga familje komuniste, pasi rrallë mund të fitonin të drejtë studimi fëmij të familjeve të persekutuara.
        Një pjesë e madhe e srudentëve të dhjetorit ju bashkuan Partisë demokratike, por pati edhe nga ata, që nuk shkëputeshin nga idetë socialiste e ju bashkuan partisë së Fatos Nanos.
        Intelektuali e kirrurgu i shquar Sali Berisha, nukvinte nga ndonjë familje komuniste, dhe vërtetë ai pasi përfundoi studimet, për të siguruar karrierën e tij profesionale, u antarësua në PP.
        Nëse nuk do ta kishte bërë këtë, do ta kishin degëndisur në ndonjë qytezë të humbur.
        Është një e vërtetë e pamohueshme që tek mjekët e aftë kanë interes të gjithë, që nga varfanjaku e deri tek mbreti.
        Ishin aftësitë profesionale të Berishës që e çuan ate në fakultetin e mjekësisë si pedagog.
        Ishte ndershmëria e humanizmi i tij që organizata e vogël e PP e këtij fakulteti e zgjodhi si sekretar të saj, pasi ai i shërbente njëlloj si mjek, si puntorit, ashtu edhe Hysni Kapos.
        Por veçanërisht mjekët që kishin kontakte me të gjithë shtresat e popullsisë, e kishin mundësinë që të kuptonin më mirë se në çfarë degjenerimi e skamje e kishte çuar diktatura Shqipërinë.
        Fatos Nano, veç që vinte nga një familje komuniste, për gati një dekadë ka qenë pedagog në Institutin e studimeve të Marksizëm Leninizmit që drejtohej nga Nexhmie Hoxha e sigurisht që ai nuk mund të dilte kundër PP si Berisha

  5. Sipas këtij artikulli e keqja nuk është Rama por sistemi. Pra njësoj si sllogani i Ramës në 2013 që fajin nuk e ka Meta por sistemi për të justifikuar lëpirjet dhe përtypjet që do duheshin të bënin ato që kishin bështyrë dhe vjellë kundër tij.

    Dhe problemin e sheh te Basha dhe jo te Rama. Pra nëse fiton Rama mandatin e tretë njerzit do e rrezojnë Ramën se sdo ketë ku të kapet më.
    Dhe i bie të njëjtës brimë por në një mënyrë më të rafinuar dogmës injorante: “Ja iku Rama, kush do vijë?”.
    Kështu është e kotë ta heqim Ramën ksaj rradhe se na sheh zoti ose amerika dhe shpëtojmë.

    Vuan të njëjtat simptoma si të gjithë ato që janë shkëputur nga realiteti i përditshëm Shqiptar. Nuk merr në konsideratë shumë gjëra:
    – Emigrimin e klasës së mesme dhe të shkolluar, i cili u rrit në mënyre frikshëm eksponenciale gjatë sundimit të Ramës. Më kë do e rrezoni këtë sistem? Me analfabetët funksionalë, konformistët dhe relativizuesit? 
    – Sistemi i drejtësisë është kthyer i gjithi në shërbim të partisë.
    – Kapjen e Mediave nga Rama.
    – Ndërhyrja e bandave në zgjedhje.
    – Lavatriçen gjigande të parasë së Mafjes ndërkombëtare me lejet e Erion Veliajt.
    – etj etj..

    Rama nuk e pati problem ta zëvëndësojë opozitën në Parlament, as do e ketë të gjejë patarica të favorshme për të që ta legjitimojnë pushtetin. Dhe ndërkombëtarët do e mbyllin një sy si gjithmonë.

    Kosova arriti të ketë një parti si LVV me anë të rotacionit të shpeshtë dhe vënia para përgjegjësisë e politikanëve problematik. Pak a shumë si zgjedhjet e shpeshta Italiane.
    Dhe Trumpismi gjeti terren nga elitat që janë shkëputur nga masat dhe të cilat përpiqen të ndryshojnë realitetin dhe opinionin në bazë të interesave të tyre.

    Ky zinxhir duhet të këputet, të marri fund tranzicioni, sistemi do ndryshojë dhe do jetë më e lehtë me një si Basha sesa të mbajmë një si Rama që i ka dhënë të gjitha provat sesi sundon dhe sesi është në gjëndje të bëjë gjithçka për pushtet…

  6. Luli sta ngref
    Mona po dihet ca malli eshte
    Likja hajdut me damke
    Dashi mediu e dulja jane estrade
    Po spati fytyra te reja i gjati fiton prap

  7. A a emer ky k-analist, apo jo o Bushat! Apo? tani kanalistet jane “ipaemer ” (perveç jush e tozit te lubonjeve) si zaret e doçit, Ky buze qumeshti i shitur qe ne djep tek banda e vjedhjes, kerkon te na tregoje rrezikun imagjinar..aaaar, te diktatures se doçi.t..pra zari pa emer i paguar nga parate vjedhura nga tufa e qeneve ( nuk mund ta quaj tufa e hienave ,sepse hienat e rrmbejne copen e mishit ne rrezik me jeten, e tyre,ndersa keta vjedhin pa iu hyre gjemb ne kembre) ben kete kanalize per te vene ne gjume ….njerezit segjoja nuk ka rrezik qe doçi te kthehet ne diktator, po mori njr mandat te trete!Nuk e di se ku e mbeshtet ky kanalisti kete ide! Te mos kuptosh se rrama eshte nje diktator qe ka marre gjithe institucionet ne dore, e qe mbyti protestuesi me gaz helmues dhe qe shembi theatrin me nejrez brenda, qe shembi Stadiumin kombetar veper e kompleksit arqitektural te universitetit , me siguri eshte…. qe ky fare kanalisti nuk eshte askushi dhe me e shumta eshet nje qen rruge i paguar me kockat e hedhura te diktatures! E…. natyrisht ..paemer! I Paemer mebç per jete ! o sherbetor i armkut shqiptar! Ptttuhhh!! Kelysh ferrash!

    1. Poroblemi nuk jane ata qe hane kajsit e blendit por ata qe hane mufkat e sektit mavi , mufkat e moana murgeshes se dhe mufkat e Bash bukuroshit . Asnje nuk e beson se ujku nga sot e tutje do haje bar , por nje militant idiot bene sikur e beson se neser do te garantoje sufllaqen e tij . KUR DO TA KUPTONI SE O MILITANTA ? ATE DITE QE JU MILITANTET DO TA KUPTONI SE KJO POLITIKE PO TALLIN BYTHEN ME JU , DO JETE DATA E ÇLIRIMIT TE SHQIPERISE .

  8. E ke mbeshtjelle me nje ambalazh gjithe shkelqim….mban ere … e kuterbon dy jane. Pa provo ta thashe njehere???

  9. Sa inot i vje babuneve te shqupit kur i thu qe Lul Basha eshte kar dhe ska per te fitu.

    Smorrin vesh.

    Ja ka thone Patozi, Xhozi, po i quajne te shitur.
    Kur ja thojne robt ktu te ky portali, fillojne me te shame si rilindas.
    Kur ia thone analistet, e quajne kanalist.

    Nuk fito Lul Basha se ate post ia ka dhone Berisha nuk e ka fitu vet dhe vazhdo me qene kllufi Saliut.

  10. Imagjinoni sa para paguan Berisha dhe Meta në media për të kontrrolluar imazhin.

    Po pse u mërzitën kaq shumë demokratët kur Fatos Nano tha: “I vetmi politikan në 30 vite që përmban 7 mëkatet e Biblës, pabesinë, mosmirënjohjen, zilinë, mashtrimin….. është Ilir Meta?”

    A nuk i ka thënë këto akuza dhe Berisha për Metēn 10 vjet më parë?

    Pse kur i thotë Berisha qenkan të vërteta dhe kur i thotë Nano qenka gënjeshtra?

    Mos u çudisni.

    Kështu ndodh, kur pronari i bordellos, nuk ndëron prostitutat por thjesht rinovon godinën vetëm duke ndërruar krevatët dhe çarçafët.

    Banaliteti dhe kurvëria e vjetëruar politike Berisha-Meta nuk mund të mbulohen me vellon e bardhë të 25 prillit,

  11. Po be bote protestat behen nga shoqeria civile qe ne shqiperi nuk ekzistojne, ose jane flake kashte pa brum ose blihen nga pushtetare.
    Ti ku hyn se kjo analize eshte per femijet e fillores

  12. Po të shikohet me kujdes intervista e Nanos, ai ka qenë mjaft luajal me atë pjesë të politikës shqiptare që sot të paktën në dukje është në krye. Nuk e sulmoi Lulzim Bashën, as Monika Kryemadhin, e nuk se bëri ndonjë hosana për Edi Ramën.

    Ai thjesht ishte mjaft kritik ndaj Sali Berishës, si dhe e “trashi” me Ilir Metën. Berisha, nëse është larguar, nuk ka përse mos e priste, kurse Meta nga ana tjetër me Fatos Nanon kështu ka qenë gjithmonë herë grurë e herë breshër.

    Atëherë përse është sulmuar aq shumë Nano nga qarqe pranë Presidentit dhe liderit historik të PD-së? Çfarë prisnin ata nga Nano sot? Në vitin 2006, 2007, 2009 dhe 2011, Fatos Nano ishte në pozicion kritik me Edi Ramën, pozicion që dukshëm i leverdiste si Sali Berishës ashtu edhe Ilir Metës.

    I leverdisi në fushatën elektorale të vitit 2007 për bashkinë e Tiranës, i leverdiste në vitin 2009, për zgjedhjet parlamentare dhe në 2011-n për bashkinë e Tiranës, kur për herë të parë u bë një bashkim i madh forcash kundër Edi Ramës: 3 kundër një njeriu.

  13. I pari u lind në një kullë të lartë me frëngji të vogla, i dyti lindi në një shtëpi të vogël me dritare të mëdha. Përballë djepit të të parit qëndronte e varur pushka në pritje të hasmit që s’erdhi kurrë, rafti plot libra qëndronte përballë krevatit të të dytit.
    I pari ishte me fat se pinte qumësht të freskët direkt nga cicët e dhisë, lodronte në pyjet me klorofil dhe oksigjen të pastër. I dyti me qumësht pluhur dhe smog qyteti u rrit. I dyti ishte mësuar që kur dilte jashtë shtëpisë të përshëndeste komshinjtë, të qeshte me fëmijët e lagjes ndërsa i pari u edukua me dyshimin se komshiu i kullës përballë, fshati përballë, bjeshka përballë do ishin përjetë hasmit e tij. I dyti shkonte ledhatonte kafshët në kopshtin zoologjik ndërsa i pari e shihte arushën dhe drenushën në pyll si objekt seksi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu