• |
ide | kryesore

KQZ në Kosovë: Votat për Kurtin do të shpallen të pavlefshme

-Instant, Lajme, Të fundit



KQZ e Kosovës  ka konfirmuar se do të shpallen të pavlefshme votat për kandidatët e pacertifikuar që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kjo vlen edhe për Albin Kurtin, kandidatin për kryeministër nga Vetëvendosja që kryeson listën, të cilit deri më tani asnjë organ kompetent nuk ia ka njohur të drejtën e kandidimit.

Vetëvendosja e cila do të paraqitet me listën që e kryeson Kurti, rrezikon që të humbasë të gjitha votat që shkojnë për kryetarin e saj.

Kurti ka një dënim të formës së prerë me kusht në 3 vitet e fundit, prandaj i ndalohet të kandidojë, ndërkohë që partia e tij është më e avantazhuara nga sondazhet për këto zgjedhje.

”Nëse një subjekt politik ka të certifikuar 4 kandidatë dhe në fletëvotim janë shënjuar 5 numra, në FLLK evidentohen këto 5 shënjime, por ato nuk barten të gjitha në Formularët e Rezultateve të Kandidatëve. Në këta formularë bartën vetëm votat e kandidatëve të certifikuar”, sqaron KQZ.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *