• |
ide | kryesore

Ndërron jetë ish-bosi i firmës piramidale “Gjallica”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare, Fitim Gërxhalliu, një emër i njohur në vitet e lulëzimit të firmave piramidale në “97-ën dhe më pas. Ai njihej si shefi i firmës piramidale “Gjallica” e cila sipas dokumentave zyrtare arriti të shkaktonte një dëm prej 332 milionë dollarë të cilat ishin depozituar nga mbi 69 mijë persona.

Firma “Gjallica” u themelua nga Gërxhalliu dhe çifti Shemsie dhe Gani Kadria. Ajo u regjistrua në Gjykatën e Tiranës në dhjetor të vitit 1991 si një bashkim kompanish dhe ortake e vetme ishte Shemsie Kadria.

Në 17 shkurt 1997 u morën të pandehur Gani Kadria dhe miku i tij, Fitim Gërxhalliu. Ndërkohë, Shemsie Kadria ishte larguar nga Shqipëria dhe për të u shpall urdhër-arresti ndërkombëtar.

Në janar 2001, Gjykata e Shkallës së Parë e dënoi me 20 vjet burg Fitim Gërxhalliun, ndërsa në qershor të po atij viti Gjykata e Apelit e uli dënimin në 11 vjet burg ndërsa për Gani Kadrien, nga 20 u dha 10 vjet burg.

Gërxhalliu kishte 8 vjet që kishte dalë nga burgu dhe jetonte në një banesë me qera te Komuna e Parisit, ku dhe ndërroi jetë. Sot, ai u përcoll në banesën e fundit nga të afërmit dhe miqtë e tij duke marrë me vete edhe një pjesë të misterit të kohës kur jetoi. ©LAPSI.al

Rezultati i imazhit për shemsie kadria
Shemsie Kadria



3 Comments

  1. Imagjinoni sa para paguan Berisha dhe Meta në media për të kontrrolluar imazhin.

    Po pse u mërzitën kaq shumë demokratët kur Fatos Nano tha: “I vetmi politikan në 30 vite që përmban 7 mëkatet e Biblës, pabesinë, mosmirënjohjen, zilinë, mashtrimin….. është Ilir Meta?”

    A nuk i ka thënë këto akuza dhe Berisha për Metēn 10 vjet më parë?

    Pse kur i thotë Berisha qenkan të vërteta dhe kur i thotë Nano qenka gënjeshtra?

    Mos u çudisni.

    Kështu ndodh, kur pronari i bordellos, nuk ndëron prostitutat por thjesht rinovon godinën vetëm duke ndërruar krevatët dhe çarçafët.

    Banaliteti dhe kurvëria e vjetëruar politike Berisha-Meta nuk mund të mbulohen me vellon e bardhë të 25 prillit,Dhe salihu dergoje ngushllimet familjes

  2. bosat perendomore bastard qe vodhen punen e shqiptareve jane kushedi se ku…..Ajo qe lan ne kete vend me keto palo sherbys njerez ishte drog shfrytezim prostitucioni trafikim femijesh dhe jo vetem ….pra zi dynjaja . e bene te gjith bashk…to be continue..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *