• |
ide | kryesore

“Pasaporta digjitale e vaksinimit” bëhet realitet, ja shteti i parë në Europë që e aplikon

-Instant, Lajme, Planet



Danimarka do të prezantojë një pasaportë digjitale vaksine në një përpjekje për të ndihmuar bizneset dhe për të lehtësuar udhëtimet. Skema fillimisht do të zbatohet për biznesin, por autoritetet shpresojnë se ajo gjithashtu mund të ndihmojë vendin të rihapet, duke lejuar danezët të shkojnë në restorante, konferenca, festivale muzikore dhe ngjarje sportive, të gjitha këto të kufizuara që kur në dhjetor u vendos një bllokim mbarëkombëtar.

Bllokimi aktual do të zgjasë deri më 28 shkurt, kohë kur qeveria shpreson që qytetarët do të jenë në gjendje të provojnë se kanë marrë një vaksinë Covid-19 pasi ajo do të regjistrohet në internet. Gjatë tre-katër muajve të ardhshëm, “pasaporta” mund të jetë në dispozicion në celularë, tha Ministri i Financave Morten Bodskov.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *