• |
ide | kryesore

Presidenti Biden pezullon tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania

-Instant, Arkiva, Planet



Presidenti amerikan Joe Biden do të ngrijë tërheqjen e trupave amerikane nga bazat amerikane në Berlin me një vendim që përmbys një vendim të Donald Trump-it, gjatë qëndrimit të tij të trazuar katërvjeçar në Shtëpinë e Bardhë.

Sekretari Austin do të drejtojë planin për rishikimin e vendosjes së trupave nëpër botë dhe gjatë kësaj kohe do të ngrijë çdo rishpërndarje të trupave nga Gjermania”, tha të enjten Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

LEXO EDHE:
Itali/ 422 viktima dhe mbi 13 mijë raste të reja me Covid
Ishte Trump që njoftoi tërheqjen e 9,500 trupave nga Gjermania – nga një total prej 34,000 të stacionuar në vend – në muajin qershor 2020 pas një grindjeje të vazhdueshme me Berlinin dhe kancelaren gjermane Angela Merkel.

Ai pretendonte se Gjermania nuk e po përmbushte angazhimin e saj për të shpenzuar para për NATO. “Ne nuk duam të jemi të zhvatur më”, u tha Trump gazetarëve në atë kohë. “Po i pakësojmë trupat sepse ata nuk po e paguajnë faturën e tyre; është shumë e thjeshtë. ”

Njoftimi për ngrirjen e rishpërndarjes së trupave pason lëvizjen e Biden për të ndryshuar vendimin e Trump për ndalimin e hyrjes në SHBA nga një mori vendesh me shumicë myslimane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *