• |
ide | kryesore

Shpërndanin dhe trafikonin drogëra të forta, arrestohen 7 persona në Korçë

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia Kufitare Korçë në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit ka goditur një grup të strukturuar kriminal, në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe shpërndarjes të drogave të forta në qarkun e Korçës. 7 persona janë vënë në pranga si dhe janë sekuestruar: 1 armë gjahu, sasi e dyshuar narkotike kanabis, automjete, celularë, sasi në lekë dhe euro.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit:

  • A.M., 23 vjeç, banues në Çiflig, Korçë (në rolin e transportuesit). M. A., 32 vjeç, banues në Pojan, Maliq (në rolin e transportuesit).
  • M. T., 37 vjeç, banues në Moravë, Korçë (i dënuar më parë për prodhim dhe shitje narkotikësh, në rolin e organizatorit të grupit).
  • Xh. A., 28 vjeç, banues në Korçë (në rolin e poseduesit). E. T., 39 vjeç, banues në Korçë (me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër jetës, subjekt i OFL-së për të deklaruar pasurinë, në rolin e poseduesit).
  • N. J., 53 vjeç, banues në Moravë, Korçë (në rolin e poseduesit).
  • Si edhe u arrestua në flagrancë shtetasi M. M., 33 vjeç, banues në Borovë, Kolonjë (në rolin e poseduesit).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *