• |
ide | kryesore

The Weeknd zbulon se cfarë mesazhi fshihej pas pamjes së tij të frikshme

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtari The Weeknd është përfolur  muajt e fundit për shkak të disa ndryshimeve në fytyrën e tij.

Këngëtari  u shfaq në spektaklin “American Music Awards” i mbuluar në fytyrë me fasha.Por, së fundmi në një intervistë për “Variety” përpara performancës  në “Super Bowl”,  The Weeknd ka shpjeguar përse doli të performonte me atë pamje.“Domethënia pas atyre fashave në kokë është reflektimi mbi kulturën absurde të VIP-ave të Hollywood dhe njerëzve që manipulojnë vetveten për arsye sipërfaqësore për t’u kënaqur dhe për t’u dukur të vlefshëm”, u shpreh ai.Gjithashtu The Weeknd shokoi të gjithë fansat e tij, pasi në këngën “Save your tears” u shfaq me proteza të dizajnuara për ta bërë atë të dukej sikur kishte bërë një operacion plastik, duke përfshirë fillers rreth faqeve dhe buzëve të tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *