• |
ide | kryesore

Vrasja e ish-kryekomisarit Artan Cuku, familjarët përfitojnë 130 milionë lekë të reja dëmshpërblim

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ekspertët kanë caktuar një dëmshpërblim prej 130 milionë lekësh të reja për familjarët e ish-kryekomisarit të vrarë, Artan Cuku. Pak muaj më parë, familjarët e të ndjerit ngritën një padi në Gjykatën Administrative, duke kërkuar dëmshpërblim nga Drejtoria e Policisë dhe Ministria e Brendshme.

Kujtojmë se familjarët kërkonin nga institucionet shtetërore t’i dëmshpërblejnë për dënimin pasuror dhe jopasuror që iu ka ardhur si rezultat i humbjes së jetës së familjarit të tyre, të ndjerit Artan Cuku për shkak të detyrës së tij, si ish-drejtues i Policisë së Shtetit.
Seanca e radhës në Gjykatën Administrative do të zhvillohet më 8 shkurt.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *