• |
ide | kryesore

Basha në takim me mjekët: Duhet të vendosim stabilitet e të frenojmë largimin tuaj dhe të infermierëve

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjatë bashkëbisedimit me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha për programin e shëndetësisë, mjekët, pjesa më e madhe e tyre shefa shërbimesh në QSUT, dhanë vlerësimet e tyre mbi këtë plan.

Madje ata bënë dhe sugjerimet e tyre në lidhje me atë se si duhet të veprojë qeveria e ardhshme me shëndetësinë.

“Karta e shëndetit është një histori e vjetër. Karta e shëndetit ka filluar në 2006 për herë të parë, në 2008 ka qenë marrë vendimi i qeverisë së asaj kohe që në një numër me kartën e identitetit të kishim kartën shëndetësore, pra numrin shëndetësor dhe kodin fiskal. Shëndetësia nuk u bë. Për mendimin tim nuk u bë për arsye korruptive. E kam ruajtur këtë pikëpamje prej 10 vitesh. Nuk u bë shëndetësia. U bë kodi fiskal, u bë karta e identitetit, aktualisht të gjithë futemi në e-Albania me kodin tonë dhe dalin taksat tona. Po shëndetësia? Pse nuk u bë shëndetësia? Karta e shëndetit është e domosdoshme, është lehtësisht e bëshme, është e vërtetë që paraja duhet të ndjekë pacientin jo pacienti paranë. Por asgjë nuk mund të bëhet në qoftë se doktori kthehet në top leshi që kur e shikojmë rrugës i fut një shkelm dhe asgjë nuk bëhet në qoftë se pacienti shikohet si klient. Për të ardhur te koncepti i spitalit ndërmarrje. Nuk ka spital ndërmarrje. As fakultet ndërmarrje nuk mund të ketë. Pse? Sepse arsimi dhe shëndetësia janë të mira publike dhe kemi për detyrë dhe është në kushtetutën tonë, kemi për detyrë që të sigurojmë për shëndetësinë dhe arsimin dhe ata që nuk kanë para ti shkollojmë, dhe ata që s’kanë para ti trajtojmë. Nuk mund të ketë trajtime preferenciale, ky është i deputetit, ky është i kryetarit, ky është i atij që ka para, ky të shkojë në Turqi, ky të shkojë… Pra do vullnet politik kjo punë”, – tha Arben Ivanaj, shef i Shërbimit të Hematologjisë.

Pasi dëgjoi shqetësimet e ekspertëve më të mirë të shëndetësisë në vend, Basha tha se angazhimet e tij nuk janë premtime, por masa konkrete që synojnë të vendosin stabilitetin në sistemin shëndetësor dhe të frenojnë hemorragjinë e mjekëve dhe infermierëve shqiptarë.



2 Comments

  1. Po të shikohet me kujdes intervista e Nanos, ai ka qenë mjaft luajal me atë pjesë të politikës shqiptare që sot të paktën në dukje është në krye. Nuk e sulmoi Lulzim Bashën, as Monika Kryemadhin, e nuk se bëri ndonjë hosana për Edi Ramën.

    Ai thjesht ishte mjaft kritik ndaj Sali Berishës, si dhe e “trashi” me Ilir Metën. Berisha, nëse është larguar, nuk ka përse mos e priste, kurse Meta nga ana tjetër me Fatos Nanon kështu ka qenë gjithmonë herë grurë e herë breshër.

    Atëherë përse është sulmuar aq shumë Nano nga qarqe pranë Presidentit dhe liderit historik të PD-së? Çfarë prisnin ata nga Nano sot? Në vitin 2006, 2007, 2009 dhe 2011, Fatos Nano ishte në pozicion kritik me Edi Ramën, pozicion që dukshëm i leverdiste si Sali Berishës ashtu edhe Ilir Metës.

    I leverdisi në fushatën elektorale të vitit 2007 për bashkinë e Tiranës, i leverdiste në vitin 2009, për zgjedhjet parlamentare dhe në 2011-n për bashkinë e Tiranës, kur për herë të parë u bë një bashkim i madh forcash kundër Edi Ramës: 3 kundër një njeriu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *