• |
ide | kryesore

Durrës/ Qarkullonte me doza kokaine dhe i armatosur, arrestohet i riu

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 29-vjeçar ka rëndë në prangat e policisë në Durrës, pasi akuzohet se qarkullonte i armatosur dhe me doza kokaine gati për shitje. Shtetasi me inicialet Sh. H., rezulton të jetë i dënuar më parë në Gjermani, për trafikim të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit të koduar “Nënkalimi”, i riu u arrestua në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit”, në mjetin tip “Volkswagen”.

Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin qarkullonte ky shtetas, Policia gjeti një armë zjarri, 1 krehër me 6 fishekë, lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe tre aparate celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin tip “Volkswagen”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *