• |
ide | kryesore

FOTO/ Nuk është gol, por CR7 nuk beson: i kontrollon orën arbitrit…

-Instant, Sport



Uria për gol e Cristiano Ronaldos do të shuhet vetëm kur të ketë reshtur së luajturi. Konfirmimi ka ardhur pasditen e sotme, gjatë ndeshjes me Romën. Pasi zhbllokoi ndeshjen, portugezi mori një tjetër top në zonë nga Morata, shkarkoi të djathtën që u devijua nga Kumbulla e përfundoi në traversë duke rënë poshtë para linjës së portës. Nuk është gol e dallohet me sy.

Por CR7 nuk e mendon kështu. Iu duk brenda e shkoi të protestojë tek Orsato. Arbitri i bëri të qartë se në rast goli, ai merr një sinjal nga ora që mban në puls e se nuk i dha asnjë shenjë. E megjithatë, portugezi do ta shohë vetë, duke shkaktuar të qeshurat e Orsatos…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *