• |
ide | kryesore

Misteri/ Kush e “humbi” dosjen e ekstradimit të Plaurent Dervishajt

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Një nga personazhet kryesore të bandës së Durrësit, Plaurent Dervishajt u lirua nga qelia ku mbahej në Dubai që në fund të vitit të kaluar, kur u shpall në kërkim për bashkëpunimin në vrasjen e Vajdin Lamajt dhe të Klodian Saliut. Dervishaj u ndalua në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar së bashku me kunatin e tij, Lulzim Berisha, i cili mbetet në arrati.


Por si i shpëtoi ekstradimit “Lenti”? Dalja e tij nga qelia ka alarmuar autoritetet në Tiranë, të cilat e konsideruan arrestimin një sukses, si pjesë e një hetimi të rëndësishëm, që nxorri nga arkivat një dosje që dyshohej se nuk do të zbardhej kurrë. Jo më kot, operacioni i policisë u pagëzua “Asgjë nuk harrohet”.


SPAK: Emiljano Shullazi vrau Vajdin Lamen

Problemet nisën me një shkresë, që mbërriti në Tiranë nga Interpol Abu Dhabi. Në këtë dokument të datës 21 Janar (Plaurent Dervishaj ishte arrestuar në 12 dhjetor të 2020) kujtohej pala shqiptare se për ekstradimin e të arrestuarit, duhej sjellë në Dubai e gjithë dosja për Plaurent Dervishajn, e përkthyer në arabisht.

Menjëhërë Interpol Tirana ia përcjell kërkesën e arabëve Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Emaili, të cilit i bashkangjitet kërkesa e Interpol Abu Dhabi, kërkon që dokumentat e ekstradimit të dërgohen brenda 30 ditëve në Emiratet e Bashkuara. Kërkesa e arabëve mbërrin në Ministrinë e Drejtësisë një ditë më pas, pra në 22 Janar.

Konstatimi i Interpol Abu Dhabi i ka kapur në befasi zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë, që kanë nisur të verifikojnë procedurat. Sepse ato ndërkohë e kishin përgatitur dosjen e Plaurent Dervishajt dhe ia kishin dërguar Emirateve të Bashkuara Arabe. Nis kontrolli i komunikimeve të mëparshëm mes njëri-tjetrit, ku dilte që dosja e Palurent Dervishajt kishte mbërritur në Ministrinë e Jashtme të Emirateve të Bashkuara.

Në një email, të datës 30 dhjetor të vitit të kaluar, që dërgohet nga Armida Hysenaj e Ministrisë së Drejtësisë për Venera Domin e Ministrisë së Jashtme, kërkohet një verifikim, nëse dosja për Plaurent Dervishajn ka mbërritur për autoritetet arabe dhe nëse jo, të dërgohen materialet në formë elektronike, nëse nuk kanë mbërritur fizikisht. (dokumenti poshtë)

Verifikimi është kryer, siç tregon komunikimi me email më poshtë. Venera Domi e Ministrisë së Jashtme ia përcjell kërkesën për verifikim Ermal Dredhës, ambasadorit tonë në Emiratet e Bashkuara dhe ky e konfirmon. Po, dosja e ekstradimit për Plaurent Dervishajn kishte mbërritur në Ministrinë e Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Sipas tij, dosja mbërriti në ambasadën tonë në datën 27 dhjetor dhe u dorëzua pranë autoriteteve të Emirateve në datën 28 Dhjetor. (Dokumenti më poshtë)

Ky komunikim mes zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë dhe atyre të Jashtme me Interpol Tirana ka ndodhur para datës 21 Janar, kur interpol Abu Dhabi sinjalizoi autoritetet shqiptare për mungesën e dokumentave. Pikërisht për këtë, Ministria e Drejtësisë kërkoi që Interpol Tirana të komunikonte me Interpol Abu Dhabi për të sqaruar se çfarë nuk kishte funksionuar në përcjelljen e dosjes???? (Dokumenti më poshtë)

Se çfarë nuk funksionoi mbetet një mister. Nuk dihet nëse Interpol Tirana e sqaroi apo jo mungesën e dokumentave nga Interpol Abu Dhabi, por e sigurtë është që Emiratet e Bashkuara nuk pritën 30 ditë, siç thuhej në email dhe e kanë liruar Plaurent Dervishajn për shkak të problemeve me dokumentacionin.

Lexo edhe: Shullazi dhe Lul Berisha krijojnë korporatën e krimit Tiranë-Durrës

Ky “moskoordinim” mes zyrtarëve të shtetit shqiptar, ka rezultuar me fat për Plaurent Dervishajn. Të njëjtin fat pati në dhjetor të 2016, kunati i tij, Lulzim Berisha i cili u ndihmua nga Vangjush Dako, për të dalë nga burgu. Ndërsa Endrit Doklen, anëtarin tjetër të Bandës së Durrësit, dyshimet janë se u ndihmua nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha për të lënë qelitë e burgut.©Lapsi.al

Lexo edhe: Shqiptarët i imponohen mafias njujorkeze

 

26 Comments

  1. E veshtire eshte te kuptohet se nga i erdhi Bingoja,Plarent Dervishajt ?!Nga banda qe drejton qeverine ne kete vend leshi ?
    Iu duhet per fushate monstrave,nuk lene gje pa bere e asnje kriminel pa thirrur nenkomande !
    Ka mundesi qe te dale dhe Shullazi,dritan dajti dhe krejt krahu me kriminal,vrastar i edi rames !

    1. ””’ por e sigurtë është që Emiratet e Bashkuara nuk pritën 30 ditë ””

      Pra me sa po shoh une ,, pala shqiptare nuk ka bere asgje per tu qortuar. Biles ka kerkuar dhe KONFIRMIM ELEKTRONIK TE MARRJES SE DOSJS NGA MINISTRIA E JASHTME arabe.

        1. Hik ore kurv se kjo nuk eshte ceshtje partish, por shteterore. Ketu nuk hyn as Basha e as Rama, por angazhimet shteterore ne marrveshjen e interpolit.
          Pastaj ky titull shkerdhat ‘ KUSH E HUMBI DOSJEN’ … Bushat kurva dhe Shkurdhak neandertali e dine shume mire qe dosja nuk ka humbur dhe nje kopje e saj i eshte derguar arabve BRENDA AFATIT 30 ditor. Tani perse arabet nuk priten afatin qe eshte percaktuar ne marrveshjen nderkombetare te interpolit , por e liruan perpara ngelet per tu pare.
          Kurva si puna jote qe ngaterrojne pushtetin me shtetin ka plot .

          1. Ca ke mer gamor. Ti qe komenton ca i bie te jesh?

            Na e kane fajin arabet? Ket po thu?
            Pse i ftoni dhe kerkoni investime nga arabet kur likan te lire te kerkuarit tane dhe nuk respektojne agjensite tona ligjzbatuese. Pse nuk therrisni ambasadorin e emirateve dhe ti jepni note proteste e te ngrini fortune deri ne OKB per kete ceshtje?

            Me shume mundesi keto i kane cuar leter higjenike, pra nje dosje te pasakte, dhe arabet nuk e kan marre seriozisht.
            Se perse dhe si, duhet SPAKU te ishte ne lartesine e duhur e te nxjerri te gjitha ne drite.

            As qe e ke idene se ca eshte shteti e le me pastaj ti mesosh te tjeret sesi ta dallojne nga pushteti.

          2. Jo kurva dihet kush eshte ketu je ti dhe soji dhe sorollopi yt,i ben pyetje vetes pse u kap gjushi ne bashki para pak ditesh ohhh debil

          3. Ngaterrojne pushtetin me shtetin???:))) o cna shkrive, nese e ben ti dallimin e ketyre te dyjave, hallall. O njish, ketu eshte NJE qe kollitet, shtet, pushtet, legjislativ, egzekutiv, gjyqesor dhe mediatik ne teresi. Ai eshte i madherishmi Ujku i cerrikut, sorry Ujku i Surrelit.

    2. shih pak se kush eshte ambasadori ne Emirate dhe e kupton vete , e kupton kushdo
      kerko pak se kush eshte Ermal Dredha , si vajti dhe pse vajti Ambasador ne Emirate nje njeri qe nuk meriton as ….

  2. Do e kene harru tek takimi zyrtar ne restorantin NASER, Ju as nuk arrini t’a konceptoni se sa te ngarkuar dhe te zene me pune jane keto dhe, se sa lodhen keto per kete popull…
    Mos mirenjohes…. keni mbetur….
    Per me shume telefonin amb Li…..
    🤦‍♂️

  3. Epo mire ca duan me shume keta te emirateve?
    T’ua conin personalisht ne kohen qe po hanin mishin e florijnte? Apo kur po thithnin inestitore per te shitur portin e Durresit?

  4. I pari u lind në një kullë të lartë me frëngji të vogla, i dyti lindi në një shtëpi të vogël me dritare të mëdha. Përballë djepit të të parit qëndronte e varur pushka në pritje të hasmit që s’erdhi kurrë, rafti plot libra qëndronte përballë krevatit të të dytit.
    I pari ishte me fat se pinte qumësht të freskët direkt nga cicët e dhisë, lodronte në pyjet me klorofil dhe oksigjen të pastër. I dyti me qumësht pluhur dhe smog qyteti u rrit. I dyti ishte mësuar që kur dilte jashtë shtëpisë të përshëndeste komshinjtë, të qeshte me fëmijët e lagjes ndërsa i pari u edukua me dyshimin se komshiu i kullës përballë, fshati përballë, bjeshka përballë do ishin përjetë hasmit e tij. I dyti shkonte ledhatonte kafshët në kopshtin zoologjik ndërsa i pari e shihte arushën dhe drenushën në pyll si objekt seksi.Ju nuk e dini pse arabet e liruan kete mikun e familjes berisha dhe pastaj e kete e lidhni me berishen e durresit,lidhje tipike shpellkaresh per cecenet e lapsit

  5. Po pse do ment kjo pune!ore njerez e vute re kur u arresutua ai palloshi ne Kosove antari bandes se Lul Berishes u arrestua dhe Pleurant Dervishaj ne Dubai kurse Lulush Berisha u hodhi spraj ne sy drejtorit te pergj te policise dhe ministrit te brendeshem qe te arratisesh i qete nga shqiperia.Nuk e dime si po ja ben ai duar akullorja per vendin e punes qe ka ngelur bosh ne bashkine e Durrsit.Babloku i sistemon vet keto gjera ,fukarai dhe ai pa krah ne burg kurse pjellsit e votave per krye.k te lire .Shqiperia qe duam.

  6. Përballja me Sali Berishën dhe krahasimi me të, është një ndër padrejtësitë më të mëdha që i janë bërë Nanos dje dhe sot. E që u bë edhe mbrëmë pas intervistës televizive, kur llumi i medias dhe rrjetit social ji vërsul të dytit në emër të avokatisë së të parit e të tjerëve si ai. Është qesharake fjala vjen sesi disa rroskopë shifrash janë ulur t’i llogarisin këto orë Fatosit edhe kostot e makinës personale. Meqë kanë marrë kalkulatriçen, le të na thonë sa kushtojnë në total dy vila tek Gon Papuli, një vilë në Lalz dhe një apartament në Qerret! Pa llogaritur të tjerat, se shkon shumë lista!O Shpellkare vazhdoni te Qini motrat nenat vajzat qe të shtoni rradhet pas nente muajsh me ca shpellkare të vegjel,o rrace e ndyre komunistesh shpellkar

    1. o idiot i pasherueshem, sa shume te paska djegur qe ja paskan bere llogarine Nanos mor gamor:)
      hahha po dhe kur shkan “komuniste shpellkar”:))))

      Ik o morr vrit veten ose jepi nga ditet e tua “demokrateve” Nano, Ruci, Rama and co.

  7. Pas humbjes iku përgjithmonë dhe nuk qëndroi duke gjetur një dordolec si “Luli” në PS, që ta komandonte në hije nga Gjiri i Lalzit.

    Dorëheqja si institucion e bën diferencën mes një qytetari që ka profesion politikën dhe një provinciali që e ka biznes familjar. Ai iku 15 vjet më parë, tjetri zvarritet ende.

  8. I duhen per zgjedhje ketije te zgjebosurit te Surrelit pasi i duhen dhe per te mbajtur karrigen dhe per ti a shkerdhyer grat te gjorit pasi kur i dha leje per ti shkerdhyer gruan babait te vet keta te tjerat per te rojtur karrigen nuk e ka problem fare.

  9. kam nje pyetje une: marrja e durresit nga arabet e Dubait dhe strehimi i pothuaj cdo problematiku atje (vecanerisht nga keta te ish bandave te Durresit) jane 2 ngjarje te pavaruara? paralele dhe pa asnje lidhje midis tyre?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu