• |
ide | kryesore

“Për fat ndeshjen tjetër kthehem”: Conte i shkul nga duart telefonin vëllait të asistentit në një video virale

-Instant, Sport, Video



“Për fat të mirë do të kthehem në stol herën tjetër”. Një batutë e një buzëqeshje për Antonio Conten i cili, dukshëm i kënaqur me vendin e parë në renditje të Inter, fitues një ditë më parë në Firence, bëri një postim në Instagram që menjëherë u bë viral. Në video duket Conte duke i dhënë udhëzime asitentit të tij Stellini, duke ‘i rrëmbyer’ telefonin nga duart të vëllait të tij Gianluca, i cili ishte pranë tij në tribunat e Franchit. Trajneri, me ndeshjen e djeshme, shleu dy ditët e skualifikimit të shkaktuara pas debatit me gjyqtarin Maresca në Udinese-Inter. Të dielën për ndeshjen kundër Lazios, trajneri i zikaltërve do të jetë në gjendje të kthehet për të udhëhequr ekipin e tij nga pankina.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *