• |
ide | kryesore

Rama: Bëj pjesë te të pakënaqurit, koha nuk pret

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Gjirokastër, u shpreh se ai nuk ishte i kënaqur, pasi sipas tij kishte ende punë për të bërë dhe se koha nuk pret. Rama u justifikua me pengesat që i kanë dalë përpara dy vitet e fundit si tërmeti dhe pandemia.

“Distanca nuk na pengon që të kemi një bashkëbisedim të hapur dhe me ato që quhen ‘pyetje të vështira’ për qeverinë, pasi në fund të fundit ky është qëllimi i këtij bashkëbisedimi dhe do të kisha mirënjohje për ata që bëjnë pyetje. Në mënyrë që jo vetëm të japim nga ana jone shpjegime mbi atë se çfarë po kalojmë, nga vijmë dhe ku duam që të shkojmë. Por edhe në mënyrë që të mund të sqarohemi për një pikë me rëndësi, që qeveria nuk ka një shkop magjik. Ajo çka na duhet është që të punojmë pa u ndalur dhe të rezistojmë me durim përballë vështirësive, përballë pengesave të trashëguara, apo atyre të papriturave që na dalin, siç kanë qenë dy goditjet e mëdha, tërmeti dhe pandemia. Tërmeti na vuri përballë mbrojtjes së jetës. Unë hyj tek të pakënaqurit, pasi mendoj se ka shumë ende për të bërë, pasi koha nuk pret në sensin e viteve që kalojnë dhe se çfarë kemi bërë nuk vlen për të kërkuar që njerëzit të jenë të lumtur. Por kjo vlen vetëm për të kuptuar se rruga është e duhura, drejtimi është i duhuri dhe duhet të këmbëngulim e të vazhdojmë drejt.”, tha ai.



9 Comments

  1. Paramendo sa keq kane qeverisur e sa kohe kane shperdoruar, sa vete Rama eshte i pakenaqur dhe nuk do e votonte veten e vet e do gjente dike tjeter.

  2. Xhaketa e kuqe bluza gri tutat adidas kepucet e kuqe serioze.Cfare arti cfare dizajni jo me nuk e kuptojme ne si popull kete gjeni eshte gjithmone nje hap para.

  3. Kur do kenaqesh ti qe ke miliona e miliarda, qe ke grumbulluar te gjitha pushtetet dhe ben

    cfare te doje zogu i qejfit, shkon ku te duash e hap ekspozita ku te duash me paret e popullit

    kur ke nenshtruar plotesisht partine tende dhe don ta neshtrosh perfundimisht Shqiperine tone

    kur ngrit lumturine dhe plotesimin e egove te tua te pafundme mbi mjerimin e vuajtjen e shumices

    se popullit, kur per te kenaqur sadizmin tend ke prish mijera shtepi e lene te pastrehe me mijera

    familje e fut ne burg dhjetera mije njerez per fatura 30 mijelekeshe ndersa kasta juaj shpenzon

    miliona euro per te kenaqur babezine e pafundme ?

    Kur do te arrish kenaqesine e plote apo pasi do ta boshatisesh vendin e ta shnderrosh Shqiperine

    ne nje ciflik personal ?

  4. Ky monstër e ka paturpësinë që ashtu siç bëri me studentët të cilëve ju tha se unë do të udhëheq protestat tuaja, të bëjë edhe opozitarin ndaj vetes me qytetarët për të lufttuar “gabimet” e mija.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *