• |
ide | kryesore

Rama justifikohet për darkën te Nusreti: Jemi shqiptarë me të mirat dhe të metat tona

-Instant, Lajme, Të fundit



Në një takim me qytetarë në Gjirokastër, kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe darkën e ministrave të qeverisë në restorantin luksoz në Dubai.

Rama i justifikoi ministrat me frazat: “Nuk jemi të shenjtë, jemi shqiptarë me të mirat dhe të këqijat tona”, por e pranoi si të drejtë indinjatën e njerëzve.

“Nuk kam pasur mundësinë t’ju vizitoj, zëri më ka ardhur shumë shpesh që ju jeni një sipërmarrje ekslencë në sektorin e bujqësisë. Unë kam një respekt të veçantë te ata që investojnë te e ardhmja. Respekti lidhet për kurajon dhe largpamësinë dhe për respektin për ndihmën e madhe, se nuk është qëllimi juaj që ti tregoni të tjerëve se çfarë mund të bëhet. Duhet ti kthehem asaj, nëse doni të gjykoni me objektivitet atë që kemi bërë dhe duhet të prisni prej nesh referohuni pamjes së një kantieri të rindërtimit.

Nuk është një lagje ku njerëzit mund të banojnë. Është një lagje në ndërtim. Është dyfishuar toka që punohet në vend për shkak të sistemi të ujit. Nuk do të thotë se puna ka mbaruar. Ju jeni këtu, me të drejtë thoni keni ndonjë plan të sillni ujin apo jeni duke ngrënë te Nusreti. Se kështu është për fat të keq shembulli, nga një anë janë njerëzit që punojnë, nga ana tjetër janë ata që vetëm flasin e ngatërrojnë, duke u kapur ku të munden.

Disa nga personazhet publike shfaqen në një nga restorantet më të shtrenjtë, dhe kjo kthehet në një arsye për të pakënaqurit. Në fakt jo, ne nuk jemi as njerëz të rënë nga qielli, as të shenjtë, jemi shqiptarë me të mirat dhe të metat tona. Shumë gjëra do t’i bënim më mirë, por nuk mund ta diskutojmë për shembull se si ishte sistemi i bujqësisë para 7 vitesh”, deklaroi kryeministri.

 



11 Comments

  1. Video ne instagram nuk u hodh nga Nusreti, por me qellim nga vet skuadra tavolines.
    Shqiptar me te mirat dhe te metat tona, por ai gomarlliku tjeter i ministres qe dha intervisten per permbytjet ne shqiperi nga zyra e al- kabarit, kaloj cdo lloj kufiri…

  2. JU EDHE ME KAR NE BYTH TJU KAPIN PERSERI E KENI NJE JUSTIFIKIM .
    TE KA DALE BOJA , JE SHPLARE KOMPLET O PALLLLLLLOOOOOOOOOOOOSH

  3. Ohoooo lere lere ne mandatin tjeter Shqiptaret do te shkojne ne mars,e lum ne te lumurit qe kemi kete krye.k qe po na nderton gjithe keto aeroporte,porte aurostrada ,tunele,(kater do te beje ai prej leshi te lidhi Korcen me Borshin),spitale e gjithfar gjerash ,ne 3D te kuptohemi.Sonte organizon nje darke madheshtore vete krye guzhinjeri i myzeqese Ali Kali ne Divjake zhaba,levrek,mish buallice ,jane te ftuar te gjithe paria e ripjerdhjes.

  4. Jemi, por ju jeni te pangopur te babazitur gjithmon te uritur, per para’ per korrupsion, per sex, per e per cdo felliqsire. Keni harruar se jeni aty per popullin e per Shqiperine. PLERA nuk dini si ti justifikoni felliqsirat qe shtohen cdo dite.

  5. Po të shikohet me kujdes intervista e Nanos, ai ka qenë mjaft luajal me atë pjesë të politikës shqiptare që sot të paktën në dukje është në krye. Nuk e sulmoi Lulzim Bashën, as Monika Kryemadhin, e nuk se bëri ndonjë hosana për Edi Ramën.

    Ai thjesht ishte mjaft kritik ndaj Sali Berishës, si dhe e “trashi” me Ilir Metën. Berisha, nëse është larguar, nuk ka përse mos e priste, kurse Meta nga ana tjetër me Fatos Nanon kështu ka qenë gjithmonë herë grurë e herë breshër.

    Atëherë përse është sulmuar aq shumë Nano nga qarqe pranë Presidentit dhe liderit historik të PD-së? Çfarë prisnin ata nga Nano sot? Në vitin 2006, 2007, 2009 dhe 2011, Fatos Nano ishte në pozicion kritik me Edi Ramën, pozicion që dukshëm i leverdiste si Sali Berishës ashtu edhe Ilir Metës.

    I leverdisi në fushatën elektorale të vitit 2007 për bashkinë e Tiranës, i leverdiste në vitin 2009, për zgjedhjet parlamentare dhe në 2011-n për bashkinë e Tiranës, kur për herë të parë u bë një bashkim i madh forcash kundër Edi Ramës: 3 kundër një njeriu.

  6. Ky te ha hajdarin kur do te beje ndonje mea culpa. Le me kur thote “nuk krahasohemi me ate ku ishim para 8 vjetesh”:)))) a thua se me kete lindi Shqiperia. Per nje gje nuk krahasohet kush me ju, jo ne Shqiperi por as ne bote, 20 milion Euro kilometri asfaltit.

  7. Pse nuk del me ne kembe si para 8 vitesh zotrote kur shkon ne zyre , po rrethohesh nga nje mal me bodyguard. Kur ke bere kshu gabimesh dil ne rruge te te “puthe” dynjaja qe thua zotrote .

  8. Shoket e partise edhe gabojne, posi! Prandaj duhet te dalin ne organizaten baze e te bejne autofritike perpara kllases punetore!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *