• |
ide | kryesore

Rama për aeroportin e Vlorës dhe Kukësit: U bë legjendë, këto ditë shpallet fituesi

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama foli sot rreth ndërtimit të aeroportit të Vlorës dhe të Kukësit, i cili prej kohësh ka mbetur thjesht në fjalë, i pa shoqëruar nga veprat konkrete.

Gjatë bashkëbisedimit me banorët e Gjirokastrës, kryeministri tha se këto ditë pritet të shpallet fituesi i garës ndërkombëtare për këto aeroporte.

Sipas tij, ky proces u shoqërua me vonesa për shkak të situatës me pandeminë.

“Shpresoj që këto ditë të kemi fituesin e garës ndërkombëtare që u bë si legjenda e Rozafës, pandemia, hapje-mbyllje, kredia, etje. Këtu në Gjirokastër bëhet fjala për dy aerodrome, që do të jenë turistike”, tha Rama.



9 Comments

  1. Pershendetje

    Dy aerodrome thote.
    Sa i neveritshem qe eshte.
    Merr ore masat per nje mireqenie sa me te mirë te popullit.
    Siguro vaksinat ne rruge zyrtare.
    Njehere vijne me valixhe dore .
    Njehere del i pret-po e njejta sasi, a thua se erdhen 500000 doza vaksine.
    Po si nuk te vjen turp.

    Po per cfare i duhen Gjirokastres dy aerodrome?
    Shiko ore pastro kanalet kulluese.
    Te mos permbytet me fusha e Gjirokastres.
    Ah po se harrova,
    Nuk ju kam degjuar asnjehere per ndonje plan per menaxhimin e ujrave te zeza.
    Apo nuk ka problem, derdhen ne lume, e pastaj ne det.
    A po ti ecen me fjalen qe thote se uji po kaloi 40 gure eshte i pijshem.
    Po ik ore ti edhe i gjithe grupi i rilindjes dhe bashke edhe e gjithe klasa politike se na lodhet.

  2. Cfare u be ndonje gje me aeroportin e Skraparit?
    Po ndonje port ne Berat? Se ai ishulli i Beratit ne Osum eshte bllokuar nga turistet…. jane te gjitha te zena

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *