• |
ide | kryesore

Sanremo 2021, publikohen datat dhe rregullorja e këtij viti

-Instant, Paparazzi, Slider



Ndonëse ka pasur ditët e fundit disa ide për organizimin e Sanremos së këtij viti, mes të cilave edhe ajo për ta zhvendosur eventin nga Teatri Ariston ku jemi mësuar ta shohim çdo vit, tashmë gjithçka është vendosur.

Festivali historik i këngës në Itali, Sanremo, do të oganizohet në sallën e Teatrit Ariston nga datat 2 deri më 6 mars. Njoftimi është konfirmuar së fundi nga Komiteti Teknik i Ekspertëve të Shëndetësisë, i cili miratoi organizimin e një prej eventeve më të rëndësishme muzikore në Itali.

Por gjithçka do të organizohet duke respektuar me rigorozitet protokollin anti Covid. Ekspertët kanë publikuar edhe protokollin e masave që duhet të ndiqen gjatë organizimit të spektaklit, i cili, natyrisht, do të ndiqet pa spektatorë.

Komiteti Teknik ka kërkuar edhe të tjera masa të rrepta e kufizime, në mënyrë që të ulet sa më shumë mundësia e infektimit të pjesëmarrësve.

Sipas mediave italiane, prezantuesi Amadeus, pas një përpjekjeje të parë për të pasur në sallë një publik të moderuar, duket se është dorëzuar e ka pranuar rregullat dhe protokollin e vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve të Shëndetësisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *